Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se ka shkatërruar një sasi të madhe armësh dhe pajisjesh ushtarake në rajonin e Donetskut, duke përfshirë disa armë që janë dërguar nga SHBA dhe Evropa.
Sipas ministrisë, raketat me bazë ajrore me precizion të lartë, kanë goditur zonën pranë stacionit hekurudhor Udachne, duke goditur pajisjet që u ishin dorëzuar forcave ukrainase.
Edhe më herët zyrtarët rusë thanë se Ukraina ka pësuar humbje të mëdha në rajonin e Donbasit, duke theksuar se Rusia ka një avantazh të rëndësishëm artilerie.