Një vatër zjarri është aktivizuar sot në pyllin me pisha në Pish Poro. Flakët kanë djegur disa drurë pishe, ndërsa vijojnë të përhapen me shpejtësi për shkak të erë së fortë.
Bëhet me dije se në vendngjarje ndodhen tre mjete zjarrfikëse të Fierit, një nga Rroskoveci, Vlora, Divjaka, Lushnja, një e kompanisë “Alpetrol”, si dhe dy autobote uji.
Prefekti Lefter Shehaj i cili ndodhet në vendin e rënies së zjarrit për të monitoruar nga afër situatën, thotë se pritet ndërhyrje nga ajri,pasi terreni i vështirë dhe zjarri në kurorën e pishave, vështirëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.