Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
2.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Zjarr i madh në një ndërtesë, një i vdekur dhe 17 të plagosur në Romë (VIDEO)

Lajme të ngjashëm

Një zjarr i madh ka përfshirë sot një ndërtesë në rikonstruktim, në lindje të qytetit të Romës, Itali. Si pasojë një person ka humbur jetën dhe 17 të tjerë janë plagosur.

Sipas autoriteteve të plagosurit u dërguan me urgencë në spital, ndërsa tre prej tyre kanë marrë djegie të shumta në trup dhe aktualisht ndodhen në gjendje të rëndë.

Trupi i pajetë u gjet nga zjarrfikësit në shkallët e pallatit. Flakët u përhapën me shpejtësi në shtatë kate, ndërkohë zjarrfiikësit dhe ekipet e emergjencës bënë të mundur nxjerrjen e personave nga godina, të cilët ishin asfiksuar nga tymi dhe me probleme në frymëmarrje.

Sipas dëshmitarve në godinë u dëgjua një shpërthim i madh, si dhe njerëzit që bërtisinin.

Më shumë