Një 15-vjeçare shqiptare është shpallur e zhdukur në Gjermani. Adoleshentja Rahmone Jusufi nga Kosova ishte nisur për në shkollë më 11 shtator dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi.
Ajo jeton prej kohësh me familjen e saj në Gjermani. Këta të fundit shkuan të alarmuar në Polici, ku bënë denoncimin, si dhe kërkojnë ndihmë për gjetjen e vajzës së tyre.
Foto e marrë nga: klankosova.tv

Autoritetet gjermane kanë shpërndarë foton e saj kudo në vende publike për të kërkuar ndihmë për gjetjen e 15-vjeçares. Së fundi thuhet se ajo ishte parë në Hans-Ëarsch-Platz, Ludwigshafen.