NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
Nuk ka rezultat
View All Result
NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result


në Lajmet kryesore, Politikë

Kryetari i PD në Kukës: Nuk fitoi Partia Socialiste, por humbi Berisha dhe Meta

25/09/2023, 12:53
0
Arif Rexhmati, kryetar i PD Kukës

Arif Rexhmati, kryetar i PD Kukës












Lajme të ngjashëm

Lajme të lidhura

Flamur Noka sot në Kuvend

Kaosi në Kuvend, Noka: Këtu s’duhet t’i vësh flakën Kuvendit, por qeverisë

04/12/2023, 22:37
Pamje nga ceremonia e varrimit

Policia e dinte që Naimi ishte vrasësi, kushëriri donte ta ekzekutonte në varrim

04/12/2023, 21:42
Ne foto/ Agron Shehaj

Agron Shehaj: Po punoj për një alternativë të re politike, kam nisur takimet

04/12/2023, 21:25
Rama sot në Shkodër, Spahia: Nuk tha asnjë fjalë për masakrën zgjedhore

Rama sot në Shkodër, Spahia: Nuk tha asnjë fjalë për masakrën zgjedhore

04/12/2023, 19:40
Ne foto: Gjergj Luca

Saliu e sulmoi jashtë Kuvendit, Gjergj Luca e merr me sportivitet dhe i përgjigjet

04/12/2023, 19:02

Arif Rexhmati, kryetari i Partisë Demokratike zyrtare në Kukës, thotë se në këto zgjedhje të pjesshme nuk fitoi Partia Socialiste por humbi për të dytën herë Sali Berisha dhe Ilir Meta.

“PD dhe strukturat e saj ne Kukës  në misionin fisnik të përbashkimit dhe jo të përçarjes së opozitës, ndonëse pranoi etiketime të pabaza, nuk nxori kandidat  që të mos ndante votat e kandidatit të BF, ja la të gjithë komisionerët, të gjithë numëruesit, KZAZ, GNV, QV  … për një shans të dytë… fitoren ndaj rilindjes”, shkruan Rexhmati.

Më tej, kreu i PD-së zyrtare thotë se kandidatura e grupimit të Berishës dhe Metës ishte një “mbetje komuniste” që shkoi në Kukës nga Tirana.

“Ne Kukës dhe në gjithë Shqipërinë alternativa e servirur si e djathtë nga koalicioni “BF” , në të vërtetë nuk ishte asgjë më tepër por një sallatë politike me mbetje të së djeshmes komuniste,  të korruptuar  të ngelur pa prenë e tyre; pushtetin e marrë me votën e njerëzve të ndershëm dhe të përdorur për interesa personale”, vijon deklarata.

“Përse këta “dashamirës” të kuksianëve që paskan ardhur për “t’i kthyer dinjitetin Kukësit”, nuk dëgjuan zërin e demokratëve për një kandidat rezident  përbashkues dhe fitues, por zgjodhën modelin e kandidatit të imponuar …?”, shton Arif Rexhmati.

Zgjedhjet e pjesshme në Kukës janë fituar nga kandidati socialist Albert Halilaj, i cili ka dalë me një rezultat me mbi 5,000 vota para kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata.

Deklarata e plotë e Arif Rexhmatit, kryetar i PD Kukës:

Në Kukës nuk fitoi PS, humbi Berisha dhe Meta për herë te dytë !

Kukësi, bastion i së djathtës, i persekucionit  komunist dhe jo vetëm, u la ne dorë të së majtës prej pseudo “të djathtëve” dhe nuk u fitua nga e majta.

PD dhe strukturat e saj ne Kukës  në misionin fisnik të përbashkimit dhe jo të përçarjes së opozitës, ndonëse pranoi etiketime të pabaza, nuk nxori kandidat  që të mos ndante votat e kandidatit të BF, ja la të gjithë komisionerët, të gjithë numëruesit, KZAZ, GNV, QV  … për një shans të dytë… fitoren ndaj rilindjes.

Në Kukës dhe në gjithë Shqipërinë, alibirat për “armiq” imagjinarë, për fajtorë të paqenë dhe “hileqarë” që nuk ekzistojnë morën në qafë demokratët, njerezit e thjeshtë, minuan përfundimisht demokracinë dhe forcuan regjimin e Ramës.

Kukësit, pazarxhinjtë e “djathtë” të Tiranës, i vendosën “traun e dytë” të oligarkëve të Ramës.

Ne Kukës dhe në gjithë Shqipërinë alternativa e servirur si e djathtë nga koalicioni “BF” , në të vërtetë nuk ishte asgjë më tepër por një sallatë politike me mbetje të së djeshmes komuniste,  të korruptuar  të ngelur pa prenë e tyre; pushtetin e marrë me votën e njerëzve të ndershëm dhe të përdorur për interesa personale.

Në Kukës, nuk kishte fushatë bindëse, nuk kishte alternativë qeverisëse, nuk kishte program të mirëfilltë për një qeverisje lokale, nuk kishte përballje me kundërshtarin politik me fakte për korrupsionin dhe keqqeverisjen  e rilindjes , nuk pati takime të mjaftueshme në  përcjelljen e mesazheve bindëse për votuesin.

Me Kukësin dhe kuksianët janë bërë mjaft eksperimente politike nga kafenetë dhe zyrat   në Tiranë , apo te Foltores  në Kukës nga disa manipulatorë te cilët e kanë parë Kukësin si “bahçe” votash dhe mbështetjeje për karrierë dhe pazare në kurriz te demokratëve…

Durova, durova sa nuk duron njeri as Perëndi… thoshte Kuteli

Ndaj boll më!

Demokratët duan përgjigje , pse u tallët me ta, ku është diferenca 5000 vota  më shumë se rilindja, të fituara në v. 2021 në Kukës ? Çfarë prodhuan në favor të kandidatit ata që erdhën si “shpëtimtarë” , me pompozitet dhe takime deputetësh  që nuk kanë asnjë lidhje me Kukësin?  Disa prej tyre vinin për herë të parë në Kukës si turistë,  e disa të tjerë  janë të urryer nga demokratët per neperkembjen e besimit te marre nga  votuesit  kuksiane.

Parimet janë më të rëndësishme se “flamujt” e interesave tuaja të servirur si kauza …

Përse këta “dashamirës” të kuksianëve që paskan ardhur për “t’i kthyer dinjitetin Kukësit”, nuk dëgjuan zërin e demokratëve për një kandidat rezident  përbashkues dhe fitues, por zgjodhën modelin e kandidatit të imponuar …?

Boll heshtëm për hatër të kauzës; se po e dëmtojmë rënde atë. Duke heshtur dhe mos drejtuar gishtin tek fajtorët e humbjes, duhet të pranojmë se po dëmtojmë akoma më shumë PD-në dhe shpresën për të shpëtuar nga kthetrat e regjimit të Edi  Ramës.

Për mua fajtorët janë në Tiranë, të djathtët në Kukës janë viktimë e pazareve për interesa personale të Berishës dhe Metës&co.

Koha për të bashkuar demokratët, antikomunistët, të djathtët e vërtetë larg atyre që idealet e demokracisë i shkelmojnë ashtu si shkelmuan dyert e shtëpisë sonë të përbashkët.

Koha për ta thënë qartë dhe prerë, boll më  mbetjeve korruptive,  komuniste dhe kriminale!

Kukësin e duan më shumë kuksianët!

Etiketa: Albert HalilajArif Rexhmatiilir metapd kukessali berishazgjedhje
Artikull paraprak
Rajon

E rrëmbyen dhe e vranë, në burg babai i 14-vjeçares, për çfarë dyshohet

04/12/2023, 23:55
Artikull tjetër
Rajon

E rrëmbyen dhe e vranë, në burg babai i 14-vjeçares, për çfarë dyshohet

04/12/2023, 23:55
Artikull paraprak
Rajon

E rrëmbyen dhe e vranë, në burg babai i 14-vjeçares, për çfarë dyshohet

04/12/2023, 23:55
Artikull tjetër
Rajon

E rrëmbyen dhe e vranë, në burg babai i 14-vjeçares, për çfarë dyshohet

04/12/2023, 23:55

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


 







Më shumë

Lajme të lidhura

Ne foto/ Agron Shehaj

Agron Shehaj: Po punoj për një alternativë të re politike, kam nisur takimet

04/12/2023, 21:25
0

...

Ne foto: Gjergj Luca

Saliu e sulmoi jashtë Kuvendit, Gjergj Luca e merr me sportivitet dhe i përgjigjet

04/12/2023, 19:02
0

...

Fotomontazh/ Pamje nga Kuvendi dhe Edi Rama

Kaosi në Kuvend, Rama: Veprime të tilla i bëjnë njerëzit kur humbin kontrollin

04/12/2023, 17:47
0

...

Sali Berisha dhe deputeti italian

Berisha pret në zyrë deputetin italian, zbardh takimin

03/12/2023, 19:15
0

...

Bardhi dhe grupi i tij “tradhtojnë” Berishën, s’marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar

Bardhi dhe grupi i tij “tradhtojnë” Berishën, s’marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar

02/12/2023, 16:30
0

...

Lajmet e fundit

Babai 14-vjeçares dergohet ne ambientet e paraburgimit

E rrëmbyen dhe e vranë, në burg babai i 14-vjeçares, për çfarë dyshohet

2023/12/04  11:55pm
0

Lufta ne Gaza

Ndërpriten shërbimet e telekomunikacionit në Gaza

2023/12/04  11:42pm
0

Shpetohen turistet ne Malin e Dajtit

Humbën teksa eksploronin natyrën, shpëtohen dy turistë çekë në Malin e Dajtit

2023/12/04  11:24pm
0

Biznesmeni Behgjet Pacolli

S’mori pjesë në varrimin e Liridonës, reagon Pacolli: Nuk munda…

2023/12/04  10:59pm
0








































Para
Sali Berisha © Credits facebook.com/SaliBerisha

Berisha i bën thirrje ndërkombëtarëve: Dorëzoni Vuçiçin në Hagë, përndryshe rajoni nuk do të gjejë kurrë paqe

@NEWSBOMB SHPK
NIPT: L42417011Q

Drejtor i Përgjithshëm Retin Toka

Kontaktet

Adresa : Rruga Emin Duraku, Hyrja 1 Ap.14, Tiranë

Mobile : +355 69 92 22201

Mobile : +355 69 92 22202

Email: [email protected]

Na Ndiqni

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ