Ambasadori shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi ka deklaruar se në zgjedhje marrin pjesë edhe kandidatë shqiptarë prandaj vota e emigrantëve tanë mund të ndihmojë në përfaqësim më të mirë të shqiptarëve në Kuvendin e Greqisë
Rreth 3 mijë minoritarë grekë janë nisur nga Shqipëria drejt Greqisë për të votuar ditën e sotme. Udhëtimi i tyre nëpërmjet autobusëve është vënë në dispozicion nga deputetë grekë dhe është shoqëruar me radhë të gjata në kufi.
Ndërsa numri i shqiptarëve që kanë të drejtë vote në Greqi është rreth 100 mijë. Ambasadori shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi ka deklaruar për “News24” se në zgjedhje marrin pjesë edhe kandidatë shqiptarë prandaj vota e emigrantëve tanë mund të ndihmojë në përfaqësim më të mirë të shqiptarëve në Kuvendin e Greqisë.
Ditën e sotme 9.8 milionë grekë u janë drejtuar qendrave të votimit që prej orës shtatë të mëngjesit. Votuesit në këto zgjedhje të parakohshme do të vendosin qeverinë e vendit të tyre, ku çështja thelbësore për t’u zgjidhur mbeten kushtet e ndihmës ekonomike nga ndërkombëtarët. Sondazhet kanë vlerësuar se pjesmarrja e votuesve do të jetë më e lartë së në zgjedhjet e kaluara. Më e favorizuara nga sondazhet është Syriza e Aleksis Tsipras. Lideri i saj ka deklaruar se në rast fitoreje, do të ndërpresë bashkëpunimin me FMN-në dhe do të shikojë mundësinë e heqjes dorë nga Euro.