Presidenti ukrainas,Volodymyr Zelensky, tha për The Sun se Putin ka bërë komplot 5-6 herë për ta vrarë. Sipas tij, këto plane ishin prishur nga shërbimet e inteligjencës të Ukrainës.
Në një intervistë ekskluzive botërore, Presidenti tha gjithashtu se vullneti i Ukrainës për të mposhtur Rusinë e Vladimir Putinit mbetet i fortë.
Ai tha se njerëzit e tij ishin të lodhur nga sulmet e përhershme ajrore, të lodhur nga granatimet, të lodhur nga shkatërrimi i shtëpive dhe vrasja e të dashurve të tyre. Por shtoi se nuk janë të gatshëm t’i dorëzojnë tokat e tyre Rusisë.
Zelensky tha se komploti i parë shkaktoi një panik, si shpërthimi i parë i Covid, por erdhi duke u dobësuar, përsëri si Covidi.
Presidenti tha: “E para është shumë interesante, kur është hera e parë, dhe më pas është njësoj si Covid.
Zelensky përjashtoi mbajtjen e zgjedhjeve që do të zhvilloheshin vitin e ardhshëm, duke këmbëngulur se ishte e paligjshme sipas ligjit ushtarak, e pamundur për shkak të luftës dhe do të ndante vendin.