Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka emëruar një ish-futbollist dhe menaxher profesionist, Andriy Shevchenko, si Këshilltar të Jashtëm .
Sipas medieve ukrainase, Shevchenko u emërua sipas një dekreti presidencial të publikuar më 26 shtator, i cili nuk jep detaje të mëtejshme rreth rolit të ri të Shevchenkos.

Gjatë karrierës së tij futbollistike, Shevchenko luajti për Dynamo Kyiv, AC Milan dhe Chelsea. Ai ka fituar Ligën e Kampionëve të UEFA-s me AC Milan në 2003 dhe iu dha Topi i Artë, çmimi më prestigjioz individual i futbollit, në 2004.
Ai konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë ukrainas të të gjitha kohërave. Shevchenko gjithashtu ka trajnuar ekipin kombëtar të futbollit të Ukrainës nga viti 2016 deri në 2021, dhe klubin italian Genoa në sezonin 2021-22.
Nën drejtimin e Shevchenkos, ekipi kombëtar i futbollit i Ukrainës arriti në çerekfinale të Kampionatit Evropian të Futbollit UEFA 2020, rezultati i tij më i mirë deri më tani. Në maj 2022, Shevchenko u bë ambasador i platformës së Ukrainës për mbledhjen e fondeve UNITED24.