Tirana
scattered clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
50 %
0.5kmh
40 %
Sht
34 °
Die
24 °
Hën
25 °
Mar
29 °
Mër
30 °
E shtunë, 23 Shtator, 2023

Zelanda e Re rrit pagën minimale, 20 dollarë për 1 orë punë, të pasurit do paguajnë 39% taksa nga rroga

Lajme të ngjashëm

Zelanda e Re ka vendosur të rrisë pagën minimale për punëtorët në këtë shtet, duke vendosur një pagesë prej 20 dollarë për 1 orë punë. Me rritjen e pagës minimale për punëtorët e thjeshtë, është rritur dhe taksa për të pasurit, të cilët do të paguajnë 39% taksa nga paga e tyre.

Taksa e re për personat e pasur do të vlejë për të gjithë ata që fitojnë më shumë se 180 mijë dollarë në vit. Në këtë grup futet rreth 2% e popullsisë së shtetit të largët, ndërsa Qeveria vlerëson se kjo taksë do t’i sjellë vendit 550 milionë dollarë shtesë vetëm këtë vit.

Këto ndryshime do të hyjnë në fuqi të enjten, bashkë me një rritje të vogël të përfitimeve edhe për personat e papunë dhe për ata që sëmuren. Qeveria vlerëson se rritja e pagës minimale do të ndikojë te 175 mijë punëtorë dhe pagat në tërë ekonominë do të rriten për 216 milionë dollarë.

“Ende ka shumë për të bërë, përfshirë ndërtimin e më shumë shtëpive, përmirësimin e sistemit tonë shëndetësor, investimin në edukim, trajnim dhe vende pune”, deklaroi kryeministrja Jacinda Ardern.

Më shumë