Tirana
moderate rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
100 %
Mar
29 °
Mër
30 °
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
20 °
E martë, 26 Shtator, 2023

Zbulohet për herë të parë opium në Vlorë, arrestohet pronari i tokës ku ishin mbjellë bimët narkotike (EMRI)

Lajme të ngjashëm

Policia e Vlorës ka zbuluar për herë të parë 70 bimë të dyshuara opium, në fshatin Drithas, Vlorë.

Mësohet se bimët e opiumit janë zbuluar në tokën në pronësi të shtetasit Tolem Lamaj, 54 vjeç, banues në fshatin Drithas, i dyshuar si kultivuesi i bimëve narkotike, i cili u arrestua pas operacionit.

Ndërkohë kujtojmë se (opiumi është një lule nga kokrra e së cilës, gjatë përpunimit përftohet kokainë dhe heroinë.)

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Vijon kontrolli i territorit për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Opium”.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, zbulohet një ambient i hapur ku ishin mbjellë 70 bimë të dyshuara opium.

Vihet në pranga 54-vjeçari, i dyshuar si kultivues i tyre.

Në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve, me shërbime të shtuara dhe logjistikë bashkëkohore, me qëllim parandalimim dhe goditjen e tentativave që në fazë fillestare të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar dhe në informacionet e marra falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Opium”.

Gjatë këtij operacioni, në fshatin Drithas, në një ambient të hapur, në tokën e shtetasit T. L., u konstatuan të kultivuara 70 bimë të dyshuara narkotike opium, të cilat pas veprimeve procedurale dhe hetimore, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. L., 54 vjeç, banues në fshatin Drithas, i dyshuar si kultivuesi i bimëve narkotike opium.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë