
Kryetari i Bashkisë së rrogozhinës, ishte duke pirë kafe në lokal, momentin kur pësoi infarkt dhe humbi jetën.
Lajmin e bën të ditur klubi i futbollit të Korabit, përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’.
Duke i shprehur ngushëllimet familjarëve, klubi i Korabit ka deklaruar se Memolla ishte duke pirë kafe në një nga lokalet e qytetit, në momentin që humbi jetën në moshën 52-vjeçare.
Ai ndodhej në Peshkopi për të parë ndeshjen Korabi-Egnatia.
Lajmi i vdekjes së parakohshme e kryebashkiakut të Rrogozhinës i ka tronditur të gjithë.
Haxhi Memolla, i cili kishte vetëm pak muaj që kishte marrë detyrën si kryebashkiak, ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze.