Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
30 °
E enjte, 28 Shtator, 2023

Zbardhet URDHRI i Joe Biden, nga të KORRUPTUARIT te ata “NON-GRATA”, kush janë zyrtarët që do u sekuestrohet prona në SHBA

Lajme të ngjashëm

Një lajm i bujshëm është bërë me dije sot nga presidenti i SHBA, Joe Biden, cituar nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Joe Biden ka firmosur sot më datë 8 qershor 2021 urdhrin-ekzekutiv i cili parashikon bllokimin e pasurive dhe jo vetëm, të zyrtarëve të korruptuar, apo dhe atyre që cënojnë me veprimet apo ligjëratat e tyre, mbarëvajtjen në Ballkanin Perëndimor, shkruan Newsbomb.al.

“Kundërshtimi dhe lufta ndaj korrupsionit është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA”, shkruan Ambasadorja Yuri Kim në Twitter.

Newsbomb ka zbardhur sot pjesën më të madhe të këtij urdhri ekzekutiv, me saktë pikat që ka nënvizuar ambasadorja Yuri Kim në postimin e saj në Twitter, pasi janë rreshta që prekin Shqipërinë dhe zyrtarët tanë.

Në këtë urdhër të firmosur nga Joe Biden nuk ka emra konkretë, por deri më tani në vendin tonë janë shpallur “non-grata” katër persona, ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ish-kreu i PSD-së, Tom Doshi, ish-kryeprokurori Adriatik Lalla dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Nuk dihet nëse këta persona kanë pasuri në SHBA dhe preken nga ky urdhër ekzekutiv. Mësohet dhe po qarkullon në media, se javët në vijim pritet që lista e personave të skeduar nga SHBA dhe që do të shpallen “non”-grata” do të zgjerohet, raporton Newsbomb.

Pjesa e zbardhur nga urdhri i Joe Biden

E gjithë prona dhe interesat në prona që janë në Shtetet e Bashkuara, ose që janë ose vijnë më tej në posedim ose kontroll të ndonjë personi (qytetari) të Shteteve të Bashkuara, të personave të mëposhtëm, janë të bllokuara dhe nuk mund të transferohen, paguhen, eksportohen, tërhiqen, ose tregtohen ndryshe: çdo person i përcaktuar nga Sekretari i Thesarit, në konsultim me Sekretarin e Shtetit: (të shpallurit non-grata)

Nëse je përgjegjës ose bashkëpunëtor në, ose të përfshihesh drejtpërdrejt ose indirekt në veprime ose politika që minojnë proceset demokratike ose institucionet në Ballkanin Perëndimor;

– Nëse je përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose të përfshihesh drejtpërdrejt ose indirekt në korrupsionin në lidhje me Ballkanin Perëndimor, përfshirë korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, ose një zyrtar aktual ose ish-qeveritar në çdo nivel të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, të tilla si keqpërdorimi i pasurive publike, shpronësimi i pasurive private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet;

– Nëse ka asistuar materialisht, sponsorizuar ose siguruar financiarisht, materiale ose mbështetje teknologjike, ose mallra ose shërbime për, ose në mbështetje të çdo personi, prona dhe interesat e tij në pronë janë bllokuar në përputhje me këtë urdhër;

-Nëse është në pronësi ose të kontrollohet nga, ose të ketë vepruar ose pretenduar të veprojë për, ose në emër të, drejtpërdrejt ose indirekt, të çdo personi pasuria dhe interesat e tij në pronë janë bllokuar në përputhje me këtë urdhër.

Përktheu dhe përshtati: Newsbomb.al

Më shumë