Vizita në Shqipëri, pagesat e padeklaruara që Charles McGonigal ka marrë nga dy persona të rëndësishëm shqiptarë, pranë kryeministrit Edi Rama, janë kryefjala e akuzave të ngritura ndaj ish-zyrtarit të FBI-së, tashmë i arrestuar për shkelje të sanksioneve pas bashkëpunimit me një oligark rus.
Dosja e hetuesve amerikanë dokumenton lidhjet e McGonigal me ish-zyrtarin e inteligjencës shqiptare, që i pagoi plot 225 mijë dollarë. Ai identifikohet në dosje si Personi A, të cilin mediat e kanë identifikuar si Agron Neza, me nënshtetësi amerikane dhe rezident në Nju Xhersi.
Gjykata në SHBA ka kërkuar të hetohen dhe dokumentohen të gjitha takimet kontaktet, dhuratat, takimet konfidenciale të Nezës, Duçkës dhe Charles McGonigal.
Një tjetër personazh kyç në dosje është edhe Personi B. Atë që mediat e identifikojnë si Dorian Duçka, ish zv/ministër i Infrastukturës dhe Energjitikës gjatë qeverisjes Berisha-Meta, aktualisht drejtor për një konglomerat të kinez me bazë në Berlin si dhe këshilltar i jashtëm i Edi Ramës. Duçka është konsideruar si mik i afërm i kryeministrit Edi Rama dhe personi që i ka mundësuar takime me disa zyrtarë të huaj.
Autoritetet amerikane akuzuan McGonigal se mori 225 mijë dollarë nga Agron Neza. Herën e parë gjatë takimit në një makinë të parkuar jashtë një restoranti në qytetin e Nju Jorkut, dy herët e tjera në shtëpinë e Nezës në Nju Xhersi.

“Në mënyrë të veçantë, McGonigal kërkoi dhe mori të paktën 225,000 dollarë “cash” nga individi dhe udhëtoi jashtë vendit me individin dhe u takua me shtetas të huaj. Individi më vonë shërbeu si një burim i FBI-së në një hetim penal që përfshinte lobim politik të huaj mbi të cilin McGonigal kishte përgjegjësi zyrtare mbikëqyrëse”, thuhet në akuzë.
Ish-kryeministri Sali Berisha aludoi se McGonigal është paguar dhe informuar për të përgjuar dhe shantazhuar shtetasit amerikanë që lobonin në favor të opozitës në SHBA, gjatë kohës që PD drejtohej nga Lulzim Basha. Kjo përmendet edhe në dosje.
“Në 25 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal informoi Departamentin E Drejtësisë, prokurori i referuar më lart për një hetim të ri penal të mundshëm që përfshin një shtetas amerikan i cili ishte regjistruar për të kryer punë lobimi në Shtetet e Bashkuara në emër të një partie politike shqiptare, parti e ndryshme, (rivale) nga ajo në të cilën kryeministri ishte anëtar. Një ditë më parë, ai kishte marrë informacion nga Personi B për lobistin shtetas amerikan”, thuhet ndër të tjera në dosje.
Ja çfarë shkruhet në dosjen e aktakuzës të McGonigal:
1. Departamenti i Drejtësisë së SHBA ishte një departament brenda degës ekzekutive të qeverisë së SHBA. FBI ishte dega kryesore investigative e departamentit të drejtësisë së SHBA dhe është një organizatë sigurie nacionale me përgjegjësi të dyfishtë inteligjence dhe ligjore.
2. I akuzuari Charles F.McGonigal është një “Agjent special në detyrë” i zyrë së FBI në Nju Jork nga tetori 2016 deri në tërheqjne etij nga FBI në 14 shtator 2018, dhe gjatë kësaj kohe ka qenë një anëtar i Shërbimeve ekzekutive. I akuzuari McGonigal ka qenë përgjegjës për mbikqyrjen e kundërzbulimit dhe cështjeve të sigurisë kombëtare në si një agjent special në detyrë (SAC), duke përfshirë edhe vende evropiane si Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina.
3. Si një SAC në zyrën e FBI në Nju Jork dhe një anëtar i SES, i akuzuari McGonigal ka pasur një detyrë ligjore të plotësojë një raport vjetor financiar publik sipas aktit të etikës së qeverisë. Gjetjet financiare janë bërë nga një zyrë e etikës së qeverisë, qëllimi i të cilës është: (a)kujdesi për transparencë (b) asistimi për punonjësit publik dhe agjencitë e tyre në shmangjen e konflikteve të dukshme të interesit ndërmjet detyrave zyrtare dhe interesave financiarë privatë. Kushdo që plotëson dokumentin i kërkohet të nxjerrë në publik ndërmjet të tjerave të ardhura dhe asete më të mëdha se 1000 dollarë, detyrime mbi 10 mijë dollarë, dhurata, shpërblime udhëtimi dhe transaksione të tjera financiare. Informacione që parashikohen në rregulloren OGE-278 mund të ndikojnë pas mbushjes së këtyre formularëve. Këto formularë plotësohen elektronikisht dhe drejtohen tek zyrtat qëndrore të FBI në Uashington.
4. I akuzuari McGonigal ka detyrë dhe i kërkohet nga politikat e FBI në përgjithësi të raportojë tek FBI cdo udhëtim të huaj jozyrtar dhe cdo kontakt profesional apo zyrtar me nacionalitete të huaja dhe i kërkohet të raportoj udhëtimet jashtë në FBI. Këto raportime bëhen elektronikisht dhe dërgohen tek zyrat e FBI në Uashingrton. Edhe kontaktet me të huajt duhet të deklarohen. Informacioni i parashikuar në forma të ndryshme ka implikime të sigurisë nacionale dhe mund të cojë në veprime pune duke përfshirë edhe revokimin e dokumentit të pastërtisë kur kjo gjykohet.
5. Si një mbajtës i cerfitikatës së pastërtisë, i akuzuari McGonigal duhej të raportonte në FBI gjithë informacionin që lidhej me kontaktet e tij me zyrtare të huaj dhe asetet e tij financiare apo detyrime të tjera.
6. Personi A është një qytetar i natyralizuar i SHBA që ka lindur në Shqipëri dhe që është rezident në Nju Xhersi. Personi A ka qenë një ish zyrtar i Shërbimit Sekret Shqiptar disa dekada më parë.
7. Kompania A është një organizatë biznesi me bazë në Delaëare e regjistruar nga Personi A në janar 2018.
8. personi B është një shtetas me kombësi shqiptare që është punësuar nga një konglomerat energjetik kinez. Personi B operonte si një këshilltar informal i kryeministrit të Shqipërisë, duke mbajtur një email zyrtar të qeverisë shqiptare dhe pasaportë, dhe ka qenë më parë një zyrtar i qeverisë shqiptare. Personi A dhe personi B janë miq dhe bashkëpunëtor në biznes me njëri tjetrin.
9. Personi C është një shtetas nga Bosnje Hercegovina dhe një këshilltar i presidencës boshnjake. Personi C ka qenë ish ministër i mbrojtjes.
10. Personi D është një shtetas nga Bosnje Hercegovina dhe është themelues dhe menaxher gjeneral i një kompanie farmaceutike me bazë në Bosnjë Hercegovinë.
Count one
11. Paragrafët nga 1 në 10 janë përfshirë.
12. Në fillim të gushtit 2017, dhe në vazhdim deri në 6 maj 2019, në Distriktin e Kolumbisë dhe gjetke brenda juridiksionit të degës ekzekutive të qeverisë së SHBA, i akuzuari Charles McGonigal falsifikoi, fshehu dhe mbuloi me vetëdije dhe dashje fakte materiale, me mashtrim, skemë dhe paisje, dmth McGonigal fshehu vazhdimisht aspekte të ndryshme të marrëdhënies së tij me Personin A që ai kishte për detyrë ti zbulonte, gjë që krijoi konflikt aktual dhe të dukshëm interesi midis detyrës së tij zyrtare në FBI dhe interesave të veta private, duke përfshirë edhe faktin që McGonigal pranoi një shumë prej 225 mijë dollarësh nga Personi A; udhëtoi me Personin A në Evropë dhe vendosi marrëdhënie të vazhdueshme me shtetas të huaj të prezantuar nga personi A dhe bashkëpunëtorët e personit A.
Qëllimi i skemës
13. Qellimi i skemës ishte që i pandehuri McGonigal të fshihte nga FBI dhe nga publiku, informacione dhe materiale, domethënë natyrën e marrëdhënies me personin A duke përfshirë edhe marrjen e rreth 225 mijë dollarëve nga personi A, udhëtimi me personin A në Europë dhe në vazhdim marrëdhënien me shtetas të huaj të prezantuar nga personi A dhe bashkëpunëtorë e tij të cilët i pandehuri McGonigal duhej ti raportonte. Cka ka shkaktuar dukshëm një konflikt intetesi mes detyrës zyrtare të tij dhe interesave të tij private.
Mënyrat e skemës
14. Ndërmjet qershorit 2018 dhe majit 2019, i pandehuri McGonigal, në baza vjetore plotësonte format në mënyrë false dhe certifikonte se ai nuk kishte detyrime më të mëdha se 10 mijë dollarë, dhe kjo conte në deshtimin e identifikimit të ndonjë aseti më të madh të marrë nga personi A më shumë se 1000 dollarë, kur, sikurse i pandehuri e di, ai kishte kërkuar dhe kishte më parë jo më pak se 225 mijë dollarë nga personi A dhe duhej ta raportonte.
15. ndërmjet shtatorit 2017 dhe qershorit 2018, i pandehuri McGonigal ka mbushur dokumentet në mëyrë false dhe mbuloi marrëdhënien me personin A. Kjo është në kohën kur paratë ishin kërkuar dhe ishin marrë dhe i pandehuri McGonigal udhëtoi me Personin A në Shqipëri dhe në vende të tjera evropiane në disa raste dhe raportoi në mënyrë false natyrën dhe qellimin e udhëtimeve në dokumentet e FBI duke përfshirë: dështoi në identifikimin e personit A si një bashkëudhëtar, dështoi të identifikojë vendet e vizituara, falsifikoi qëllimin e udhëtimeve dhe falsifikoi se nuk ka pasur persona që duheshin raportuar nga kontaktet e tij të huaja, pavarësisht se i pandehuri McGonigal kishte dijeni dhe u takua me shtetas të huaj, duke përfshirë ndër të tjera personin B me të cilin i pandehuri ka një marrëdhënie të vazhdueshme.
16. Ndërmjet të paktën gushtit 2017 dhe shtatorit 2018, i pandehuri McGonigal gjithashtu dështoi të zbulonte kontaktet në vazhdim me shtetas të huaj.
17. I pandehuri u angazhua në një marrëdhënie financiare private me Personin A që aktualisht apo në dukje konfliktohet me detyrat e tij në FBI. Pershembull, ndërmjet të tjerave, i pandehuri refuzoi hapjen e një investigimi kriminal për një qytetar të SHBA në të cilin personi A do të shërbente si një burim konfidencial njerëzor, dhe i pandehuri McGonigal provoi të rregullonte një takim ndërmjet persoave C dhe D dhe autoriteteve të qeverisë së SHBA që do të përfitonte financiarisht personi A, e gjitha kjo për shkak të marrjes së të patën 225 mijë dollarëve nga personi A.
18. Jo më vonë se gushti 2017, i pandehuri u takua me personin A dhe i kërkoi se kur mund tia siguronte paratë.
19. Në 5 shtator 2017, i pandehuri plotësoi formën tek FBI për një udhëtim jozyrtar në Shqipëri. Në këtë formë në mënyrë të qëllimshme dështoi që të: identifikonte se personi A do të ishte bashkëshoqërues në udhëtim, (b) të deklaronte se akomodimi dhe udhëtimi ishin pa detyrime financiare dhe kush do të paguante për to; (c) të deklaronte se i pandehuri McGonigal do të udhëtonte në Kosovë në vend të Shqipërisë dhe (d) identifikonte cdo kontakt të huaj që do të takonte duke përfshirë personin B, apo cdo shtetas tjetër të huaj me të cilin i pandehuri kishte një marrëdhënie të vazhdueshme.
20. Në 7 shtator 2017, i pandehuri u takua me personin A dhe diskutuan se personi A po punonte për paratë dhe personi A do tia jepte ato McGonigal dalëngadalë.
21. Në 7 shtator 2017 i pandehuri 7udhëtoi me avion me personin A nga SHBA në Shqipëri kur gjatë ditëve në vazhdim u takua me personin B dhe shtetas të tjerë të huaj. As McGonigal as FBI nuk paguan për të kur ishte në Shqiperi.
22. Në 9 shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri u takua me Personin B dhe kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesën e personit A, i pandehuri McGonigal i kërkoi kryeministrit të shqipërisë të ishte i kujdesshëm rreth dhënies së licensave të shpimit në puset e naftës për kompanitë ruse. Personi A dhe Personi B të dy kishin interesa financiarë në vendimet e qeverisë shqiptare për licensat e fushavë të naftës. I pandehuri McGonigal i ofroi paisje të FBI kryeministrit të Shqipërisë në prezencë të personit B.
23. Në shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri u prezantua nga Personi A me një biznesmen shqiptar dhe politikan që i tha të pandehurit se ai kërkonte dikë të investigonte për një komplot të supozuar për të vrarë këtë biznesmen dhe politikan.
24. në 10 shtator 2017, i pandehuri udhëtoi me makinë nga Shqipëria në KOsovë së bashku me personin A, dhe të tjerë, kur i pandehuri u takua dhe ofroi paisje të FBI për një politikan kosovar. Pak pas këtij udhëtimi në Kosovë, i pandehuri dhe personi A udhëtuan së bashku dhe u kthyen në SHBA.
25. Pas udhëtimit të tij në shtator në Shqipëri, i pandehuri mbajti një marrëdhënie të vazhdueshme me kryeministrin shqiptar.
26. Në 5 tetor 2017, jashtë një restrant, në një makinë të parkuar në Nju Jork, i pandehuri McGonigal mori rreth 80 mijë dollarë në cash nga personi A.
27. në fund të 2017, në rezidencën e personit A në Nju Xhersi, i pandehuri McGonigal, mori dy herë cash nga personi A, në shuma rreth 80 mijë dollarë dhe 65 mijë dollarë, i pandehuri McGonigal i ka treguar personit A se paratë do të paguheshin mbrapsh.
28. në 16 tetor 2017, i pandehuri plotësoi formularin rreth udhëtimeve në Shqipëri dhe Kosovë. Ai nuk tregoi se kishte takuar kryeministrin e shqipërisë dhe një politikan kosovar në Kosovë dhe në mënyrë false mohoi se ka marrë para nga një shtetas i huaj jashtë biznesit zyrtar të FBI.
29. Në 15 nëntor 2017, i pandehuri plotësoi një formular për udhëtim “zyrtar” në Austri. Por nuk vendosi qëllimisht; (a) të identifikonte që personi A do të ishte bashkëudhëtar (b) që të identifikonte se shpenzimet ishin free of charge apo kush do të paguante për to (C) të shkruante se ai do të udhëtonte në Shqipëri në vend të Austrisë dhe (d) të identifikonte cdo kontakt të mëpërparshëm me kontakte të huaja.
30. në 17 nëntor 2017, i pandehuri udhëtoi me avion drejt Austrisë.
31. Në 18 nëntor 2017, i pandehuri dhe një prokuror i Departamentit të Drejtësisë intervistuan të njëjtin biznesmen dhe politikan shqiptar që McGonigal takoi gjatë udhëtimit të tij në shtator 2017. Personi A mori pjesë në intervistë si një përkthyes. Asnjë dokument që autorizonte apo paguante për shërbimet e përkthimit nuk u plotesua nga McGonigal në FBI. FBI nuk ka një rregjistrim zyrtar të intervistës.
32. Në 18 nëntor 2017, pas intervistës, i pandehuri McGonigal dhe personi A udhëtuan nga ajri nga Austria në Shqipëri ku ata u takuan sërish me të njëjtin biznesmen dhe politikan, këtë herë pa praninë e prokurorit të Departamentit të Drejtësisë. Politikani dhe biznesmeni shqiptar diskutuan për mundësi biznesi me të pandehurin dhe personin A.
33. Në 19 nëntor 2017, i pandehri u takua me personin B në Shqipëri gjatë një darke dhe me pije.
34. Në 20 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal u takua me kryeministrin e Shqipërisë në Shqipëri.
35. Në 21 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal udhëtoi nga ajri nga Shqipëria në Austri dhe më pas u kthye në SHBA. As Mcgonigal apo FBI paguan për qëndrimin e tij kur ishte në Shqipëri.
36. Në 25 nëntor 2017, i pandehuri informoi prokurorin e departamentit të drejtësisë rreth një investigimi të ri kriminal me gjasë që përfshinte një qytetar të SHBA që ishte regjistruar për të bërë punë lobimi në SHBA në emër të një partie politike të ndryshme nbga ajo në të cilën kryeministri ishte anëtar. Një ditë më parë, ai kishte marrë informacione nga personi B rreth lobistit me shtetësi amerikane.
37. Në dhjetor 2017, McGonigal darkoi në Uashington me personin A dhe zyrtarë të qeverisë shqiptare dhe darkoi në Nju Jork me personin A dhe kryeministrin e Shqipërisë.
38. Në 4 janar 2018, i pandehuri McGonigal mori informacion rreth shtetasit lobist amerikan që i erdhi nga personi A dhe ai ia kaloi informacionin një tjetër agjenti special të FBI një ditë më vonë.
39. Në 22 janar 2018, i pandehuri plotësoi dokumentet rreth udhëtimit në Austri. Në dokumenta dështoi të tregonte se kishte shkuar në Shqipëri përvecse në Austri apo nëse ishte takuar me personin B dhe kryeministrin e Shqipërisë, apo që kishte zbërthyer punësimin e tij në FBI tek një shtetas i huaj jashtë detyrës së tij zyrtare.
40. Në 22 janar 2018, i pandehuri mori informacion rreth lobistit amerikan nga qytetari A dhe ia kaloi atë një tjetër zyrtari të FBI, që ishte punonjës i tij. Personi A kishte marrë informacionin nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë.
41. nga 21 shkurti 2018 deri 24 shkurt i pandehuri udhëtoi me personin A në Shqipëri por ai nuk e raportoi këtë udhëtim në FBI sikurse i kërkohej.
42. Në 26 shkurt FBI formalisht hapi një investigim kriminal fokusuar mbi lobistin amerikan pas kërkesës së McGonigal dhe nën drejtimin e tij. Personi A më vonë u identifikua nga FBI si një burim konfidencial që mbështeste investigimin dhe personi A dha informacion gjatë investigimit të FBI. Personi B më vonë ndihmoi në një takim ndërmjet FBI dhe një dëshmimtari të vendosur në Europë, ndërmjet të tjerave, dhe pagoi për shpenzimet e udhëtimit të dëshmitarit. I pandehuri McGonigal nuk kishte kohë të zbardhte marrëdhënien e tij financiare me personin A tek FBI, apo të mbushte dokumentet për kontaktet e vazhdueshme me personin B.
43. Në 4 mars 2018, i pandehuri McGonigal darkoi në Uashington ndërmjet të tjerëve me personin A, kryeministrin e Shqipërisë dhe një ish agjent special të FBI që punonte në një firmë shërbimi ndërkombëtare.
44. Nga 26 prilli 2018 deri në 2 maj 2018, i pandehuri McGonigal udhëtoi me personin A në Europë, duke përfshirë Shqipërinë por nuk i raportoi udhëtimet në FBI.
45. Në 27 prill 2018, i pandehuri u takua me personat C dhe D në Gjermani. Në takim, personat C dhe D kërkuan një mundësi të takoheshin me ambasadorin e SHBA në UN apo zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë amerikane për të kërkuar mbështetje për qëllime politike që do të impaktonin rajonin e Bosnjë Hercegovinës.
46. Në 8 maj 2018, i pandehuri komunikoi me një lidhje të FBI në UN dhe kërkoi asistencë në rregullimin e një takimi që kishin kërkuar personat C dhe D.
47. Në 10 qershor 2018, i pandehuri plotësoi dokumentet por nuk tregoi shumën prej 225 mijë dollarësh që kishte marrë nga personi A.
48. Në 25 qershor 2018, i pandehuri i propozoi personit A që Personi A dhe kompania A të hynin në një marrëdhënie kontraktuale me personin D dhe kompaninë farmaceutike të personit D. Propozimi i të pandehurit ishte që kompania A të paguaj 500 mijë dollarë nga personi D dhe kompania farmaceutike e tij në shkëmbim të skedulimit të një takimi të kompanisë farmaceutike të personit D dhe një perfaqësuesi të delegacionit të USA në Kombet e Bashkuara.
49. Në 1 korrik 2018, i pandehuri konfirmoi tek personi A nga komunikimi elektronik se kishte ridërguar të njëjtin propozim kontraktuar dhe i kërkoi personit A të mbronte emrin e tij.
50. në 18 korrik 2018, sikurse u porpozua nga McGonigal personi A propozoi rregullimin kontraktual me personin D në të cilin kompania A do të merrte 500 mijë dollarë në shembim të një takimi ndërmjet kompanisë farmaceutike të personit D dhe një përfaqësuesi të delegacionit të USA në kombet e Bashkuara.
51. Në 26 korrik 2018, i pandehuri i propozoi datat, lidhjes së tij në FBI tek kombet e Bashkuara për tu takuar, lidhje të kërkuara nga Personat C dhe D.
52. Në 13 gusht 2018, i pandehuri ndoqi një takim ku dha informacion për një zyrtar nga delegacioni i USA në UN rreth kërkesës së bërë nga personi C dhe D për takim. I pandehuri në asnjë rast nuk dha informacion rreth interesit financiar të personit A në takim apo rreth marrëdhënies financiare që ai kishte me personin A.
53. Ndërmjet gushtit 2017 dhe tërheqjes së tij nga FBI rreth shtatorit 2018, i pandehuri nuk raportoi ndonjë kontakt me të huaj sikurse kërkohet nga dokumentet e FBI.
54. në 6 maj 2019, 9 muaj pas tërheqjes së tij nga FBI, i pandehuri plotësoi një tjetër dokument dhe nuk përfshiu informacione për shumën 225 mijë dollarë që mori nga personi A apo asnjë aset e detyrim tjetër.