Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj do ta vizitojë të hënën Kosovën në vizitën e tij të parë si kreu i shtetit shqiptar.
Këtë e ka bërë të ditur Kuvendi i Kosovës në një njoftim për media.
“Agjenda e kryetarit Glauk Konjufca, për të hënën, 15 gusht 2022. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Media do të lejohen të marrin vetëm pamje në fillim të takimit”, bën me dije Kuvendi i Kosovës.
A ju ndihmoi ky artikull?
PoJo