Dhjetë persona janë marrë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bashkë me ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, ata akuzohen për një leje ndërtimi për një pallat që u dëmtua dhe nga tërmeti.
Në një deklaratë për mediat, pas marrjes së dëshmisë së Dakos, avokati Petrit Ismaili është shprehur se klienti i tij është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kur pasditen e djeshme ka parë emrin e tij në media.
Personat për të cilët është lëshuar urdhër-arresti nga SPAK, janë si më poshtë:
- Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrsësit. Akuza: Shpërdorim detyre 2 herë. Masa e sigurisë: Arrest me burg
- Adhurim Qehajaj, ish drejtori i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin. Masa e sigurisë: Arrest me burg
- Fiqiri Farruku, administrartor i firmës së ndërtimit Fakle Sh.p.k. Akuza: falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin. Masa e sigurisë: Arrest me burg
- Ermal Lama, Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg
- Fatmir Ejupi, Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg
- Adrian Bulku, Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg
- Adnand Toçila, Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg
- Meri Semini, Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest në shtëpi
- Firzilet Hajdëri, Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg
- Diana Dedja, Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg
Dosja është sigurua nga gazetarja e Report TV Keti Banushi, e cila raporton se procedimi ndaj Vangjush Dakos ka nisur në vitin 2020, për “shpërdorim detyre” bazuar në kallëzimin e banorëve të pallatit të ndërtuar nga shoqëria “Fakle” Sh.p.k.
Pallati sipas kallëzimit është ndërtuar në vitin 2012 duke shkelur kondicionet strukturore. Sipas kallëzuesve, pallati është dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019 duke u bërë i pabanueshëm. Banorët janë detyruar të zhvendosen në shtëpi të tjera, pasi sipas tyre, projektuesit nuk kishin llogaritur mirë kushtet teknike.