Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 31-vjeçarit Tauland Gjikajt në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve për mediat, i arrestuari Hans Jonuzi kishte rolin e shoferit. Ai i transportoi Aleksandër Grabianin dhe Elton Hajnajn larg vendngjarjes. Jonuzi është filmuar në dy momente, kur është qëlluar makina dhe rasti i dytë është kur ka lënë dy shokët.
Më pas dy autorët u larguan në drejtim të paditur me një mjet tjetër.
Policia ka shpallur në kërkim Grabianin dhe Hajnajn, ndërsa Jonuzi ndodhet i arrestuar në komisariatin e Vlorës.
KUJDES PAMJE TE RENDA!