Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
65 %
1.5kmh
75 %
Die
24 °
Hën
28 °
Mar
31 °
Mër
31 °
Enj
30 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Yuri Kim thirrje grave: Kujdesuni për shëndetin, kryeni kontrolle për kancerin e gjirit!

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka takuar ditën e sotme gratë të cilat janë prekur nga kanceri i gjirit dhe doktorë, në një aktivitet të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të Muajit për Ndërgjegjësimin mbi Kancerin e Gjirit.

Gjatë këtij takimi, diplomatja  amerikane iu ka bërë thirrje grave që të kujdesen për shëndetin, duke kryer kontrolle dhe mamografi të rregullta.

“Ambasadorja Yuri Kim u bashkua me të mbijetuara të kancerit të gjirit, doktorë dhe zyrtarë publikë këtë paradite, në një aktivitet të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të Muajit për Ndërgjegjësimin mbi Kancerin e Gjirit. “Qoftë duke vuajtur nga kanceri i gjirit vetë, një person i dashur për ju mund të ketë kaluar kancerin e gjirit, si e mbijetuar, si përkujdesëse, si mbështetëse, secila nga ne është prekur nga kanceri i gjirit”, tha Ambasadorja Kim. Ajo i bëri thirrje të gjithave grave që të kujdesen për shëndetin e tyre me kontrolle dhe mamografi të rregullta, të cilat mund ta pikasin sëmundjen herët dhe ta parandalojnë që të bëhet vdekjeprurëse”, shkruan ambasada e SHBA.

Më shumë