Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim reagon pas njoftimit të SPAK për hetimin e 55 denoncimeve nga subjektet politike për krime zgjedhore.
Kim shpreh mbështetjen për SPAK dhe thotë se duhet të ndiqen penalisht të gjithë ata që kanë penguar të drejtën e qytetarëve për të votuar të lirë.
“Kënaqësi që shikoj njoftimin e SPAK për hetimin e krimeve elektorale. Unë e kuptoj që prokurorët do të bëjnë të njëjtën gjë. Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen penalisht. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan ambasadorja Kim.