Pamjet me dron të publikuara nga Xhelal Zveçla, kanë marrë një interpretim tjetër në Serbi. Ministri i Brendshëm i Kosovës evidentonte një nga pjesëtarët e grupit terrorist, Milan Rajdociç duke treguar se është “Non Grata” nga SHBA-të dhe Britania e Madhe.
Por, së fundmi në Serbi kanë pretendime të tjera. Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, mësohet se ka thënë se video është e vjetër dhe jo aktuale. Siç shkruan në rrjetin social “X” Jasmin Mujanoviç, Daçiç ka theksuar se në pamje shihen qartë shenjë dëbore.
“Ministri i Jashtëm i Serbisë thotë se pamjet me dron që tregojnë qartë militantët nacionalistë serbë të armatosur gjatë sulmit të kësaj jave në Kosovë “ në fakt nuk janë të asaj dite ” sepse ka “ borë ” në tokë”, shkruan fillimisht ai duke shtuar më tej: “Padyshim që bora është kalldrëm dhe zhavorr. Thjeshtë e pabesueshme”.
*Postimi i Mujanoviç në rrjetin social “X”
Serbia’s FM says drone footage clearly showing armed Serb nationalist militants during this week’s attack in Kosovo is “not actually from that day” because there is “snow” on the ground. Said snow is obviously cobblestones and gravel. Just incredible. pic.twitter.com/vvVh077weJ
— Jasmin Mujanović (@JasminMuj) September 27, 2023