Ngjarje tragjike janë shënuar në vend gjatë kësaj vere, ku dy fëmijë që ishin kthyer në atdhe me prindërit për të shijuar pushimet, humbën jetën.
Një ngjarje e rëndë u shënua pak ditë më parë në Shkodër, ku xhaxhai vrau aksidentalisht nipin 10-vjeçar me armë. Vlash Jakaj qëlloi me armë gjahu nipin teksa ishte duke e pastruar çiften e gjahut. 10-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda. Nga shkrepja e çiftes mbeti i plagosur në dorë edhe vetë 68-vjeçari.
10-vjeçari së bashku me familjen jetonin në Pistolia të Italisë dhe u kthyen në Shqipëri për pushime, por që këto pushime rrezikuan fatale për të voglin J. Jakaj.
Trupi i vogëlushit është kthyer në Casalguidi ditën e djeshme, ndërsa të hënën do të bëhet edhe varrimi i tij në Pistoia.
Por kjo nuk është e vetmja ngjarje tragjike e shënuar në vend. Më 2 gusht skafi me drejtues ish-komisarin Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia.
Jonada Avida lindur dhe rritur në Britaninë e Madhe ishte kthyer me familjen në Shqipëri për pushime, ku edhe humbi jetën tragjikisht.
Ajo ishte duke u larë në plazhin e Potamit në Himarë me babain e saj, ku skafi e përplasi duke e lënë të vdekur në vend.