
Fotoja e të talentuarit Florion Goga ka bërë xhiron e botës duke e kthyer Shqipërinë në lajm në kuadër të masave të marra ndaj Covid 19.
Prestigjozet si Washington Post dhe New York Times kanë hapur gazetat me foton e tij.
Është kjo foto shkrepur mëngjesin e djeshëm në Kombinat, aty ku tregu u rihap me rregulla të reja nga Bashkia e Tiranës, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Fotografi ka fiksuar me syrin e mprehtë dhe aparatin e tij momentin kur moderatorja Enxhi Nasufi, po kalonte tunelin e dezinfektimit.
“Blerësit dezinfektohen para se të hyjnë në një treg, në Tiranë, pasi autoritetet kanë marrë masa për të ndaluar përhapjen e koronavirusit”, thuhet në përshkrimin e fotos.
Ndërkaq, për këtë sukses të Flori Gogës ka reaguar edhe fotografi Armando Babani i cili me krenari shkruan: “Proud of my boy”.