Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
E premte, 29 Shtator, 2023

VV, AAK dhe Nisma bashkohen për protestën e ardhshme

Lajme të ngjashëm

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë rënë dakort për tu bashkuar në protestën e ardhshme që do të zhvillohet në Prishtinë për shkarkimin e ministrit serb, Aleksandar Jabllanoviç dhe për rikthimin e projektligjit për Trepçën në Kuvendin e Kosovës.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se opozita është e gatshme të bashkërendojë veprimet, ndër to edhe protestën.

“Kemi biseduar lidhur me kërkesat e drejta të protestës dhe gatishmërinë tonë që të vazhdojmë me protesta. I ftojmë prej sot qytetarët që t’i bashkohen protestës. Shprehim gatishmërinë që të mos lejohet përdorimi i dhunës”, ka thënë Haradinaj për Rtk.

Ndërsa lideri në ikje i VV-së, Albin Kurti tha se edhe AAK edhe NISMA, do ta përkrahin protestën e ardshme.

“U konfirmua që edhe AAK edhe Nisma për Kosovën do të jenë në protestën e ardhshme. për datën e mbajtjes të së cilës do të ju tregojmë nesër. Ne nuk kemi kurfarë faji për dhunën e cila u nis nga intervenimi brutal e mizor i Policisë”, tha Kurti.

Edhe Bilal Sherifi nga NISMA për Kosovën, tha se janë pajtuar të vazhdojnë bashkëpunimin si opozitë. Ai tha se dhuna në dy protestat e kaluara, ka qenë skenarë i Qeverisë.

“Mendoj që protestuesit asnjëherë nuk kanë dhënë shkas për eskalim të dhunës. Dhuna ka qenë skenar nga qeveria”, ka thënë Sherifi. 

Ata pajtuar që të vazhdojnë protestën deri në realizimin e kërkesave: rikthimin e projektligjit për Trepçën në Kuvendin e Kosovës dhe shkarkimin e ministrit Jabllanoviç.

Më shumë