Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur në një deklaratë për media në lidhje me situatën në veri të Kosovës.
Për situatën në Kosvës, Vuçiç bën fajtor kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke thënë se ai dëshiron që të shkaktojë konflikt me Serbisë dhe NATO.
“Edhe pse ne e kemi thënë qe disa muaj që Kurti ka vetëm një dëshirë, që të shkaktojë konflikt në Kosovë, pak njerëz deshën ta dëgjojnë të vërtetën. Në tre ditët e fundit, secili mund ta kuptojë se çfarë është përgatitur për sot.
Gjithçka është organizuar nga Albin Kurti që të nxitet një konflikt mes serbëve dhe NATO-s, dhe ai është përgjegjësi i vetëm. Ai dëshiron që t’i lajë duart e tij dhe të thotë që kjo situatë s’ka të bëjë asgjë me të”, tha Vuçiç në një deklaratë për media.
Agravon situata në veri të Kosovës, KFOR përplaset me protestuesit, disa të lënduar (VIDEO)
Protestuesit vizatojnë kryqin serb mbi automjetin e Policisë së Kosovës (FOTO)