Gjykata e Fierit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Petrit Mamajn, i cili akuzohet se vrau një ditë më parë bashkëshorten e tij, Valdete Mamaj në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.
56 vjeçari mbërriti sot i prangosur në ambientet e gjykatës në masa të rrepta sigurie. Ai u arrestua ditën e djeshme, pasi qëlloi me thikën e kuzhinës bashkëshorten e tij. Fillimisht ngjarja e rëndë u raportua si vetëvrasje, por pas hetimeve Policia zbuloi se kishte qenë pikërisht Mamaj autori i vrasjes së 50-vjeçares.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Fierit. Fillimisht kjo ngjarje e rëndë u raportua si vetëvrasje, por më pas u zbulua se autori i vrasjes së Valdete Mamajt ishte bashkëshorti i saj.