Policia spanjolle ka zbuluar të martën trupin e shqiptares Sibora Gaganit, e cila rezulton e zhdukur që nga viti 2014. Ajo jetonte me të dashurin e saj në Malaga dashurin Marco R., autorin e dyshuar të vrasjes së saj.
Së fundmi policia spanjolle ka ndarë edhe një video, ku tregon duke shembur një murë dhe brenda gjen eshtra që dyhsohen se janë të viktimës shqiptare.
Edhe vetë autori ka pranuar se e kishte vrarë dhe murosur Gaganin, duke thënë se kishte përdorur acid për të zhdukur trupin. Eshtrat janë gjetur në banesën në Malaga ku banonte çifti. Falë mjeteve të reja teknike, konkretisht një sistemi me rreze X, është bërë e mundur të lokalizohet muri ku ndodhej trupi.
Eshtrat e gjetura janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Malaga për të konfirmuar nëse i përkasin të resë së zhdukur përmes analizave të ADN-së.
Así descubrían nuestros agentes, tras una pared, en una vivienda de #Torremolinos restos humanos que podrían corresponder con los de una mujer desaparecida en 2014
⤵⤵https://t.co/viMfZ8ugYz pic.twitter.com/grtgh9tj4z
— Policía Nacional (@policia) June 7, 2023
Sibora Gagani u zhvendos me të dashurin Marco R. në Costa del Sol në 2011 dhe u zhduk më 7 korrik 2014, pak kohë pasi ndërpreu marrëdhënien me të, ndërsa famiulja e saj e cila banon në Itali, nuk kishte asnjë informacion mbi vendndodhjen e vajzës së tyre.
Hetimi për zhdukjen e Gaganit rifilloi vetëm pak ditë më parë, pasi Marco R. u arrestua për vrasjen me thikë të bashkëshortes së tij të re Paula, 28 vjeçe, në një shtëpi tjetër në Torremolinos.
Nëna e Siborës pas këtij lajmi, ngriti dyshimet se pas zhdukjes së vajzës së saj qëndronte pikërisht 44 vjeçari i arrestuar.