Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
5.1kmh
0 %
Hën
21 °
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
25 °
E hënë, 2 Tetor, 2023

Vrasja e Madrit Ulqinakut, thellohen hetimet: Viktima dhe autorët njiheshin, janë proceduar për shpërndarje droge në Elbasan

Lajme të ngjashëm

Madrit Ulqinaku, një 33 vjeçar nga Elbasani, u qëllua për vdekje me armë zjarri dy ditë më parë në qendër të qytetit. Ai sapo kishte dalë nga kafja dhe ishte drejtuar për në makinën e tij, por në trotuar ishte ndeshur me tre të rinj, njëri prej të cilëve i mori jetën.

Në kërkim është autori Horgito Peqini, 18 vjeç, dhe shoku i tij Klaudjan Sallufi, ndërkohë që është prangosur bashkëpunëtori i tretë Ejden Dino. Për këtë të fundit, Prokuroria i ka dërguar kërkesë Gjykatës që të japë masën e sigurimit “Arrest në burg”.

Fillimisht u raportua se ngjarja kishte ndodhur pas një përplasje banale bërrylash në trotuar, por grupi i hetimit ka dyshime të forta se se vrasja e Madrid Ulqinakut, mbrëmjen e 17 gushtit 2022, ka qënë e menduar mirë dhe jo e ndodhur aty për aty.

Megjithëse ngjarja ka nuancat e një konflikti të çastit, sërisht grupi hetimit ka ngritur dyshime të forta se krimi mund të jetë kryer me paramendim, raporton Ora News. Kjo pasi Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi, janë proceduar nga policia e Elbasanit për “vjedhje”, “Mbajtje pa lejë të armëve” dhe “Shpërndarje të lëndëve narkotike”.

I proceduar për “Shpërndarje të lëndëve narkotike”, ka qënë dhe viktima Madrid Ulqinaku, i cili ka pasur njohje me tre personat përfshirë në këtë konflikt.

Dyshimet janë se prishja e ndonjë pazari droge në kohët e kaluara, mund të ketë sjellë këtë përplasje, ndaj dhe Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi, vendosën të ekzekutojnë të njohurin e tyre, Ulqinaku.

Të tre të rinjtë kanë dalë në qytet të armatosur. Konflikti ka lindur mes Klaudjan Sallufit dhe Madrit Ulqinakut, pasi Sallufi i është drejtuar me fjalët: “…m’bane pis, më pengove…”. Dhe pas këtij momenti palët janë konfliktuar fizikisht, ndërsa Horgito Peqini ka nxjerë nga çanta marsup armën dhe ka qëlluar në drejtim të Ulqinakut, duke e lënë të vdekur në vend.

Më shumë