Pas më shumë se një vit nga vrasja e komisarit Artan Cuku, prokurori i Krimeve të Rënda, Henrik Ligori, paraqet në Gjykatë për miratim aktmarrëveshjen për Mikel Shallarin.
Mësohet se gjykata e ka pranuar këtë aktmarrëveshje sipas të cilës Mikel Shallari do vuajë 10 vite burg.
Mikel Shallari është më statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, pasi rrëfeu porositësin e krimit.
Me këtë kërkesë të prokurorit ishte dakord edhe vetë Shallari dhe avokati i trashgimtarëve të viktimës. Shallari akuzohet për vrasjen e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit e kryer në bashkëpunim me Bledar Jambellin dhe Krostaq Leci ose Gerti Kajo.