Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përgëzuar vendimin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut për ndryshimin e emrit dhe një sërë ndryshimesh të tjera kushtetuese.
Haradinaj shkruan se rajoni po shkon drejt një paqeje të përhershme, ndërsa ka theksuar se me vendimet e marra Zoran Zaev ka dëshmuar vizionin properëndimor, ndërkohë shqiptarët rolin e tyre kyç në këto ndryshime.
‘Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, për ndërrimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë Veriore, si hap madhor në rrugën e integrimeve euro-atlantike të shtetit fqinj. Kjo ngjarje me peshë në historinë e re të Ballkanit Perëndimor është shpresë që rajoni ynë po shkon drejtë paqës së përhershme. Përgëzoj homologun tim Zoran Zaev për vizionin e dëshmuar properëndimor dhe shqiptarët në Maqedoni për rolin kyç në këto ndryshime. RH’, ka shkruar Ramush Haradinaj.