Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
33 %
3.1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
29 °
E enjte, 28 Shtator, 2023

Von Cramon për tensionet në veri: Qeveria e Kosovës po rrezikon, të tërheqin trupat dhe të ulen në dialog

Lajme të ngjashëm

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, u ka bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë që të tërheqin forcat speciale të Policisë dhe të ulën në tavolinë për të negociuar.

Ajo u  shpreh se dialogu është e vetmja mënyrë për të dalë nga gjendja e krijuar në veri të Kosovës. Këto deklarata eurodeputetja i bëri sot në një konferencë për shtyp, ku ka theksuar se mbështetjen për Pavarësinë e Kosovës, si dhe integritetin dhe sovranitetin në tërë territorin e saj.

“Dialogu brenda Kosovës është e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo gjendje dhe kjo është arsyeja pse unë të paktën u bëj thirrje autoriteteve kosovare që të mendojnë për të marrë masa për ndërtimin e besimit, për shembull siç është tërheqja e forcave speciale të Policisë dhe të ulen në tavolinën e negocimit.

Të gjitha palët e përfshirja duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog për të zgjidhur këto çështje të pazgjidhura dhe për të promovuar një rajon paqësor dhe me prosperitet”, ka thënë ajo.

Qeveria e Kosovës, sipas saj po rrezikon shumë me veprimet në veri. Von Cramon ka përsëritur mbështetjen e fuqishëm për integritetin dhe sovranitetin e Kosovës në tërë territorin e vendit.

“Ju të gjithë e dini se unë jam mbështetëse e fuqishëm e Pavarësisë së Kosovës dhe unë mbështes integritetin dhe sovranitetin e Kosovës në tërë territorin e saj, megjithatë unë vizitova dje veriun dhe sinqerisht jam shumë e brengosur, dhe jo vetëm unë.

Është situatë shumë e vështirë dhe vërtetë e tensionuar, shumë njësi të njësisë speciale, automjete të blinduara, janë të vendosur në veri”.- ka deklaruar eurodeputetja.

Më shumë