Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
4.6kmh
75 %
Hën
26 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

Vlora Hyseni vizitë të fshehtë në Beograd? Flamur Noka letër presidentit Begaj: Na informo rreth qëllimit! A janë konsultuar me NATO?

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ka dërguar një letër presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ku i kërkon sqarime në lidhje me vizitën e pretenduar nga opozita, të kryetares së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni në Beograd.

Përmes kësaj letre Noka thotë se kjo vizitë ngre shumë pikëpyetje, “pasi po zhvillohet në një moment shumë të komplikuar dhe delikat për Kosovën, ku Presidenti serb, Vuçiç po provokon duke trazuar situatën dhe paqen në Kosovë dhe duke rrezikuar stabilitetin në rajon”.

Ai kërkon që të informohet rreth motivit dhe qëllimit të kësaj vizite, sipas tij enigmatike. Më herët gjatë ditës së sotme, Sali Berisha deklaroi se kryetarja e SHISH zhvilloi një vizitë të fshehtë në Beograd, ndërsa e konsideroi si urë lidhëse mes Ramës dhe Vuçiçit.

“Duke qenë se Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, vizita e Kryetares së SHISH, të një vendi anëtar tek një vend jo partner dhe jo anëtar i NATO-s, ka krijuar shqetësim madhor. Kjo për arsye se SHISH përfaqëson një institucion kryesor të Sigurisë Kombëtare. Gjithashtu kjo vizitë rrit misterin dhe ngre shumë pikëpyetje, pasi po zhvillohet në një moment shumë të komplikuar dhe delikat për Kosovën, ku Presidenti serb, Vuçiç po provokon duke trazuar situatën dhe paqen në Kosovë dhe duke rrezikuar stabilitetin në rajon”, shkruan Noka.

“Duke e konsideruar shumë të rëndësishme ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si anëtar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare kërkoj të informohem rreth motivit të kësaj vizite enigmatike, arsyet dhe qëllimi i saj. A janë informuar institucionet eprore dhe a është marrë miratimi i tyre? A është bërë në konsultim dhe a janë informuar partnerët tanë të NATO-s rreth kësaj vizite? Kërkoj që informacioni të më vihet në dispozicion brenda një afati kohor prej 5 ditësh”, thuhet në kërkesën e Nokës drejtuar Presidentit Begaj.

Lexo edhe Sali Berisha vijon akuzat: Vlora Hyseni vizitë të fshehtë në Beograd, shefja e inteligjencës shqiptare urë lidhëse e Ramës me Vuçiç

Më shumë