Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka udhëtuar sot në New York-ut, ku pritet të takohet me liderët botërorë e përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Presidentja është ftuar së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu, që të marrin pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden”, njoftoi më herët Presidenca.
Gjatë kësaj vizite, Osmani në takime me homologët e saj pritet të flasë për zhvillimet e fundit në Kosovë, për synimet e Kosovës për krijimin e raporteve me shtetet anëtare të OKB-së, si dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare”. ‘
Presidentja Osmani po ashtu do të marrë pjesë edhe në aktivitete e diskutime të shumta të organizuara nga SHBA.