Kremlini ka reaguar sërish në lidhje me situatën tensionuese në veri të Kosovës. Përmes një deklarate nga rezidenca e presidentit rus, Vladimir Putin, është bërë thirrje për mbrojtjen e të drejtabe të serbëve të Kosovës dhe Metohisë, përmes një rezolute.
Sipas mediave ruse, tensionet në Kosovë kanë marrë valë pas vendimit të autoriteteve në Prishtinë për të detyruar serbët nga Kosova të pranojnë targat dhe dokumentet personale të Kosovës, gjë që ka sjellë barrikada në vendkalimet administrative.
“Rusia qëndron plotësisht pranë Serbisë në mosmarrëveshjen me Republikën e vetëshpallur të Kosovës dhe insiston se të drejtat e serbëve duhet të garantohen me një rezolutë për këtë konflikt”, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Ne qëndrojmë pranë serbëve që jetojnë në Kosovë. Besojmë se kërkesat e autoriteteve të Prishtinës janë plotësisht të justifikuara”, shtoi Peskov.
Zëdhënësi i Kremlinit tha gjithashtu se Moska beson se vendet perëndimore që kanë njohur pavarësinë e Kosovës duhet të përdorin të gjithë ndikimin e tyre për të paralajmëruar autoritetet në krahinë që të mos ndërmarrin asnjë hap të pamatur që mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.
Ai shtoi se tani është mundur të shmanget përshkallëzimi dhe se situata është shtyrë vetëm për një muaj dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme të tregohet kujdes nga të gjitha anët dhe se Moska kërkon që të drejtat e serbëve që jetojnë në Kosovë të respektohen.
“Ne mbështesim qëndrimin paqësor, konstruktiv (të Beogradit) në atë kontekst, thirrjet për paqe dhe konstruktivizëm të bëra nga Presidenti i Serbisë”, tha Peskov.