Policia italiane e Hetimeve Antimafia ka vënë në pranga 8 persona me urdhër të Prokurorisë së Romës.
Bëhet me dije se urdhër-arrestet janë dhënë në kuadër të operacionit “Shpirti” pas hetimeve të kryer gjatë periudhën nëntor 2019 dhe mars 2020.
Bëhet me dije se të arrestuarit janë; 5 me kombësi shqiptare, 2 italianë dhe 1 maqedonas. Bëhet me dije se të arrestuarit janë pjesë e një grupi kriminal që vepronin në provincat e vendit si: Foggia, Terni, Frosinone, Latina, L’Aquila dhe Viterbo.
Personat në fjalë akuzohen për vjedhje dhe u janë sekuestruar sende me vlerë, ora me çmime të larta dhe disa sende të tjera me vlerë.
Nga hetimet ka rezultuar po ashtu se personat në fjalë merreshin me trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike si marihuanë dhe kokainë, të cilat u zhvilluan midis Romës dhe Ternit.
Ekzekutimi i operacionit “Shpirti” përbën zhvillimin e hetimeve të thelluara të nisura nga Drejtoria Antimafia e Qarkut dhe DIA Bari në lidhje me luftën kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Pulia.
Kujtojmë që operacioni “Shpirti” mes Shqipërisë dhe Italisë më herët ka goditur dhe grupe të tjera kriminale duke vënë në pranga një numër të lartë të akuzuarish.