Partia Demokratike i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama, i cili pak më parë postoi dy foto dhe thoshte se Basha po e përhap virusin, ndërsa ai vetë po përpiqet të shpëtojë jetë duke siguruar vaksinat.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale PD shkruan se Rama e di që do humbasë dhe prandaj sulmon takimet elektorale të kësaj partie.
“Rama e di qё do tё humbasё, ndaj po pёrpiqet tё sulmojë takimet tona elektorale duke pёrdorur pretendime tё rreme. Rama e di qё askush nuk mund t’i ndalojё qytetarёt shqiptarё qё duan ndryshim dhe kjo e shqetëson atё.
Ajo qё ai di tё bёjё ёshtё tё fajёsojё çdokёnd pёr dёshtimet e tij. Partia jonё funksionon si çdo parti nё Shqipёri – nё zbatim tё ligjit dhe nё mёnyrё demokratike.
Rama pёrpiqet ta ndalojё kёtё duke keqinformuar dhe duke pёrdorur kёrcёnime dhe presion ndaj PD. Por kjo nuk do ta ndihmojё atё. Nё 25 Prill, Shqipёria do tё fitojё dhe Rama do tё humbasë,” thuhet në deklaratën e PD.