Marrëdhënia mes aktores Megan Fox dhe Masin Gan Kelly duket se ka shkuar në një stad tjetër pasi janë fejuar.
Aktorja shpërndau një video në llogarinë e saj në Instagram , në të cilën shohim këngëtarin duke u gjunjëzuar, teksa i propozon aktores.
“Një vit e gjysmë më vonë, duke kaluar ferrin së bashku dhe duke qeshur më shumë nga sa e kisha imagjinuar ndonjëherë, ai më kërkoi të martohesha me të. Thashë po… dhe më pas pimë gjakun e njëri-tjetrit” shkruan ajo ndër të tjera në postimin e saj.
Reperi kishte deklaruar se ishte i dashuruar me Megan Fox që në adoleshencë. Siç tha ai, posterin e saj e kishte ngjitur në murin e dhomës së tij dhe ishte ëndrra e tij prej shumë vitesh. Në fakt, ai u ishte betuar shokëve të klasës se në një moment do të martohej me të.
Kjo do të jetë martesa e parë e Kelly-t, ndërsa Fox ishte e martuar më parë me aktorin Brian Austin Green, me të cilin ka tre fëmijë.