Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë fillore në Florida. Drejtoresha e shkollës fillore ka goditur një vajzë 6-vjeçare në sytë e nënës së saj.
Ka qenë nëna ajo e cila ka filmuar fshehurazi takimin pasi vuri re se në ambientet e shkollës nuk kishte kamera vëzhgimi dhe kishte frikë se askush nuk do ta besonte.
Nëna e vajzës së vogël mori një telefonatë nga shkolla fillore në Cleëiston, për ta lajmëruar se vajza e saj kishte dëmtuar një kompjuter të shkollës dëmi i së cilës shkonte 50 dollarë.
Në momentin që nëna mbërriti në shkollë për të paguar gjobën, ajo u shoqërua në zyrën e drejtoreshës ku vajza e saj tashmë po e priste.
“Drejtoresha filloi të bërtiste,” tha nëna për një media të huaj.
E teksa pas bërtitjeve drejtoresha filloi ta godasë të miturën me një dërrasë.
Avokati i familjes, Brent Probinsky, i tha CBS News tha se nëna kishte frikë të ndërhynte sepse ajo është padokumenta dhe u frikësua.
A 6yo child in FL. was beaten by her school principal, in front of her mother, for damage she allegedly caused to a computer. ⚠️ this video is graphic. It’s infuriating, outrageous & shocking & the principal is now under criminal investigation. https://t.co/M3cIZeTMKa pic.twitter.com/HPAcbYXlXe
— David Begnaud (@DavidBegnaud) May 2, 2021