Polakët që luftojnë krah Ukrainës pretenduan këtë të diele se kanë marrë pjesë në sulmin e rajonit të Belgorodit në Rusi.
Deklarat, foto dhe video u postuan në Tëitter nga të ashtuquajturit “Trupa Vullnetare Polake”, të cilët tregonin se kishin marrë pjesë në sulmin e rajonit të Belgorodit.
“Të gjithë na bëjnë një pyetje, a kemi marrë pjesë në operacionin në territorin e rajonit të Belgorodit. Përgjigja është e paqartë: sigurisht, po”, tha në një deklaratë Korpusi i Vullnetarëve Polakë.
Sipas pjesëmarrësve në trajnim, anëtarët morën pjesë në sulm bashkë me Korpusin Vullnetar Rus, i cili gjithashtu merr pjesë në armiqësitë në anën e Kievit dhe është në varësi të Ministrisë saë Mbrojtjes së Ukrainës.
Më 22 maj, guvernatori i Belgorodit, Vyaschelav Gladkov raportoi se një grup sabotazhi (DRG) kishte hyrë në Graivoronsky nga territori ukrainas. Në rajon u fut një regjim i operacioneve kundër-terroriste (CTO), i cili vendosi kufizime të veçanta.
Të nesërmen më 23 maj, Ministria e Mbrojtjes Ruse informoi për humbjen e grupeve të zbulimit që hynë në zonë. Departamenti tha se “më shumë se 70 terroristë ukrainas” u vranë, së bashku me katër automjete të blinduara dhe pesë kamionë.
Ndërkohë pasditen e sotme, përleshje në rrugë janë raportuar në fshatin Novyava Tavolzhanka në rrethin Shebekinsky të rajonit Belgorod. Në pamje shihen ushtarë të cilët duket që po investigojnë zonën.
Këto persona mendohet se janë pikërisht Korpusi i Vullnetarëve Polakë të cilët po luftojnë në krah të Ukrainës.
BREAKING:
The Polish Volunteer Corps has released a video proving their participation in the cross-border raid into the Belgorod region of Russia last week.
The Poles can be seen capturing a Russian BTR.
The Poles are working together with the Russian Volunteer Corps.
— Visegrád 24 (@visegrad24) June 4, 2023
Street fights reported in in the village of Novaya Tavolzhanka in Shebekinsky district of Belgorod region. pic.twitter.com/Ev7mKsDCgg
— Clash Report (@clashreport) June 4, 2023