Kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni shtetërore nga kreu i qeverisë italiane, Giorgia Meloni.
Rama ka vizituar Italinë në kuadër të mbledhjes së Komitetit të Përbashkët të Investimeve, Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Shqipëri-Itali.
Më herët ditën e sotme, Rama zhvilloi tjetër takim, me zv.kryeministrin Antonio Tajani. Pas mbledhjes së përbashkët Tajani dhe Rama kanë dalë në një deklaratë për mediat ku dhe kanë zbardhur bisedat që u zhvilluan gjatë këtij takimi.
Gjatë fjalës së tij, zv.kryeministri Tajani u shpreh se ishte një mbledhje shumë pozitive dhe e frytshme për hapat e mëtejshme për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Ishte një mbledhje shumë pozitive e frytshme se ka bërë hapa të mëparshme që janë të shkëlqyera mes Italisë dhe Shqipërisë. Të gjitha veprimet politike të vendosura do të vijojnë më pas për të aktivizuar në mënyrë konkrete vendimet që kemi marrë. Fjala është e kryeministri Edi Rama, mikun e mirë të Italisë”, tha Tajani.
Ndërkohë, gjatë fjalës së tij kryeministri Rama falenderoi qeverinë italiane për gatishmërinë për të zgjeruar dhe forcuar marrëdhënies mes dy vendeve. Duke mos pasur nevojën e një përkthyesi, Rama tha se gjuha italiane është gjuha e dytë e shqiptarëve dhe Italia është zëri më i fortë në Brukesl për të mbështetur Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor në rrugëtimin e tij drejt Europës.