Një incident ka ndodhur sot përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, aty ku gazetari Arsen Rusta ka qenë duke raportuar direkt për zhvillimet e gjyqësorit. Teksa ai ishte në lidhje live me studion, një makinë që lëviz indietro e përplas.
Fatmirësisht, makina ishte me shpejtësi të ulët dhe vetëm sa e spostoi gazetarin pak centimetra më tej.
“Një mesazh i Policisë për respektimin e rregullave! Një realitet, në rrugë jo e jo. Por në trotuar! Hajde shofer hajde, pasi të përplas thotë e pse me godet makinën? Momente pune nga terreni, pa Kolltuk. Por ik mor të…”, shkruan gazetari Arsen Rusta dhe publikon pamjet.