Kryeministri Edi Rama, këtë mëngjes e ka filluar duke publikuar pamje nga realiteti i dhimbshëm në Ukrainë.
Rama ka ndarë me ndjekësit videon të cilën ditën e djeshme presidenti Vladymyr Zelensky, shfaqi para Kongresit Amerikan.
Në videon e postuar, shohim se si Ukraina po shkatërrohet dita ditës nga bombardimet ruse. Nga një vend plot gjallëri, buzëqeshje fëmijësh është kthyer në një vend të “zi”, me ndërtesa të shkatërruara dhe qindra viktima.
“Mirëmëngjes
dhe me pamjet që Presidenti Zelensky i shfaqi Kongresit Amerikan gjatë fjalimit të tij nga fronti i rezistencës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.