Brazili ia ka dalë të triumfojë në finalen e Lojërave Olimpike Tokyo 2020 në futboll, ku mposhti 2-1 Spanjën.
Në Yakohama, brazilianët kishin mundësi të shënonin që në minutën e 38-të, por Richarlison nuk gjuan saktë nga penalltia.
Atë që nuk e bën Richarlison, e bën Cunha në limitin e fraksionit, duke e çuar skuadrën e Jardine me avantazhin në xhep në dhomat e zhveshjes.
Spanjollët nuk dorëzohen dhe gjëjnë barazimin me Oyarzabal në të 60-tën. Kështu mbyllet koha e rregullt ndërsa për t’i dhënë medaljen e artë Brazilit mendon Malcom. Në minutën e 108-të, ish-lojtari i Barcelonës shfrytëzon më së miri një pasim të Antony dhe përshendet rrjetën.
Kështu, Kombëtarja e Brazilit e mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në Tokyo.