Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
49 %
4.6kmh
0 %
Die
21 °
Hën
29 °
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
29 °
E diel, 1 Tetor, 2023

VIDEO/ Berberi fierak që qethi Edi Ramën: I pagoi lekët, por e teproi me bakshishin

Lajme të ngjashëm

Fabiani, berberi fierak që qethi Edi Ramën këtë verë, ka treguar në një emision televiziv se kryeministri i ka paguar paratë si çdo klient tjetër, por e ka tepruar me bakshishin.

“Një pagesë u bë, por me (bakshishin) e teproi pak”, u shpreh Fabiani në emisionin “Zgjohu” në MCN.

I riu që “bëri skulpturë” me kokën e tij, siç e quajti Edi Rama kur e publikoi në llogaritë e veta në rrjetet sociale, tha se qethja e kryeministrit i ka shtuar punën. Njerëzit shkojnë në sallonin e tij dhe i kërkojnë t’i qethi njëlloj si ai.

Fotografia qe publikoi Edi Rama ne Instagram, teksa Fabiani e qethte

“Një person diku te 65-70 vjeç më tha o çuni ti je berberi i Ramës, më tha mua. Po, i thashë. Ore do më qethësh pak si ai, më tha mua”, tregoi Fabiani. Por për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme teksa berberi e rrëfen vetë qethen e Ramës dhe ndodhin me qytetarin.

@borashahini15Fieraku që kishte koken e Edi Ramës në dorë 🫣♬ original sound – Bora Shahini

Më shumë