NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
Nuk ka rezultat
View All Result
NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result


në Aktualitet, Lajmet kryesore

VIDEO / Arrestohen në Vlorë 4 të rinj RUMUNË, të maskuar si turistë do trafikonin 260 kg drogë në GREQI, në kërkim 5 bashkëpunëtorë

13/03/2023, 19:02
0
Operacioni "Camper" në Vlorë

Operacioni "Camper" në Vlorë












Lajme të ngjashëm

Lajme të lidhura

Kryeministri Edi Rama ne Asamblene e Zgjeruar te PS

Rama nga Shkodra: Nuk është më qyteti i plehrave, vota ndryshoi vendin

04/12/2023, 16:47
Ministri i Brendshem Taulant Balla

Policët me SKY ECC, Balla miraton formularin e vetëdeklarimit: Përjashtim direkt

04/12/2023, 16:28
Hoteli "Paradise" i perfshire nga flaket, Devoll

VIDEO: Digjet hoteli në Devoll, ja si u shkrumbua kati i fundit

04/12/2023, 16:06
Foto ilustruese

Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen nga Spanja dhe Gjermania dy persona

04/12/2023, 16:04
Kandidatet-Kuvend-Vakanca @Credits: Instituti i Studimeve Politike

ISP bilanc kritik Kuvendit: 34 muaj vonesë në plotësimin e vakancave në institucione

04/12/2023, 15:38

Katër të rinj rumunë janë arrestuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, gjatë tentativës për të trafikuar drejt Greqisë një sasi prej 260 kilogram drogë e llojit kanabis sativa.

Policia e Shtetit bën me dije se të rinjtë rumunë, të cilët hiqeshin si turistë, kishin marrë me qira dy automjete tip kampera në Rumani, dhe brenda tyre kishin fshehur sasinë e madhe të drogës që kishte për destinacion final Greqinë.

Në kërkim janë shpallur edhe pesë shtetas, të paktën një prej tyre shqiptar, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me rumunët, duke ua bërë më të lehtë trafikimin e lëndës narkotike. Policia thotë se ata ishin një grup i përbashkët por vepronin me detyra të ndara.

 

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet megaoperacioni policor antidrogë i koduar “CAMPER”.

Arrestohen 4 shtetas.

Sekuestrohen 260 kg lëndë narkotike kanabis dhe 2 automjetet kamper që ishin përshtatur për transportimin e lëndës narkotike.

Fjala e drejtorit të Policisë Vlorë:

Jam sot këtu, me zëvendësdrejtorin për hetimin e krimeve, të qarkut, dhe shefin e seksionit të narkotikëve, për të bërë prezente rezultatet e megaoperacionit policor të koduar “CAMPER”.

Në vijim të operacioneve policore për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, strukturat hetimore dhe Forca Operacionale e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si dhe shërbimet e Komisariateve të Policisë Sarandë dhe Himarë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, bazuar në inteligjencën policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “CAMPER”.

Në kuadër të këtij operacioni, sot, në orët e para të mëngjesit, u bë e mundur kapja dhe prangosja e 4 shtetasve rumunë që transportonin një sasi prej 260 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, me 2 automjete luksoze të tipit “Camper”, me targa rumune, me qëllim trafikimin e kësaj lënde në shtetin grek e më tej.

Konkretisht u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. C., 20 vjeç, M. C., 20 vjeçe, F. T., 24 vjeç dhe A. P., 21 vjeçe, të katërt me shtetësi rumune. Gjithashtu janë shpallur në kërkim 5 shtetas, si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale, por për arsye hetimi të dhënat e tyre nuk bëhen publike.

Gjatë kontrollit të automjeteve të tyre, në tentativë për të dalë nga territori shqiptar, u gjetën të fshehura në një ndarje të fshehtë dhe të përshtatur artificialisht, në automjet, një sasi prej 260 kilogramë lëndë narkotike.

Vendet e fshehta të përshtatura u zbuluan në të dy CAMPERAT e sekuestruar.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, për llogari të disa bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë, tashmë të shpallur në kërkim, kamufloheshin si turistë, duke marre me qera campera luksozë, dhe të ndarë në dy çifte kryenin trafikimin e lëndës narkotike nga vendi ynë për në Greqi dhe më tej.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të bashkautorëve të tjerë shqiptarë tashmë të shpallur në kërkim nga Policia.

Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Vlen të theksohet se strukturat e DVP Vlorë, muajt e fundit, janë angazhuar maksimalisht, falë dhe bashkëpunimit dhe besimit të qyetarëve, për të parandaluar ngjarjet kriminale, për goditjen e kultivimit në ambiente të mbyllura dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri.

Sigurojmë qytetaret se Policia e Shtetit është në shërbim të tyre dhe shumë e vendosur për të luftuar bashkërisht, me partnerët dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, krimin e organizuar dhe trafiqet e paligjshme.

Etiketa: operacioni camperVlorë
Artikull paraprak
Aktualitet

Rama nga Shkodra: Nuk është më qyteti i plehrave, vota ndryshoi vendin

04/12/2023, 16:47
Artikull tjetër
Aktualitet

Rama nga Shkodra: Nuk është më qyteti i plehrave, vota ndryshoi vendin

04/12/2023, 16:47
Artikull paraprak
Aktualitet

Rama nga Shkodra: Nuk është më qyteti i plehrave, vota ndryshoi vendin

04/12/2023, 16:47
Artikull tjetër
Aktualitet

Rama nga Shkodra: Nuk është më qyteti i plehrave, vota ndryshoi vendin

04/12/2023, 16:47

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


 







Më shumë

Lajme të lidhura

Pamje nga aksioni policise

Qarkullonin me armë zjarri në mjet, arrestohet drejtuesi dhe pasagjeri në Vlorë

30/11/2023, 09:24
0

...

Lulzim Basha gjate takimit ne Vlore

Lulzim Basha: Rinia nuk po braktis Shqiperinë, thjesht do të eksplorojë botën

29/11/2023, 08:42
0

...

Foto e postuar nga Edi Rama

Duke shtrënguar duart me Kurtin, Rama ndan fotoalbumin nga Sheshi i Flamurit

28/11/2023, 17:10
0

...

Pamje nga vendi i ngjarjes © Credits www.balkanweb

Zjarri përfshin servisin dhe banesën pas Sheshit të Flamurit në Vlorë

28/11/2023, 11:48
0

...

Pas Ramës e Kurtit, edhe Berisha homazhe në monumentin e Pavarësisë në Vlorë

Pas Ramës e Kurtit, edhe Berisha homazhe në monumentin e Pavarësisë në Vlorë

28/11/2023, 11:14
0

...

Lajmet e fundit

Kryeministri Edi Rama ne Asamblene e Zgjeruar te PS

Rama nga Shkodra: Nuk është më qyteti i plehrave, vota ndryshoi vendin

2023/12/04  4:47pm
0

Ministri i Brendshem Taulant Balla

Policët me SKY ECC, Balla miraton formularin e vetëdeklarimit: Përjashtim direkt

2023/12/04  4:28pm
0

Hoteli "Paradise" i perfshire nga flaket, Devoll

VIDEO: Digjet hoteli në Devoll, ja si u shkrumbua kati i fundit

2023/12/04  4:06pm
0

Foto ilustruese

Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen nga Spanja dhe Gjermania dy persona

2023/12/04  4:04pm
0








































Para
VIDEO/ Luizi merr mesazhin nga e ëma në New York: Zoti është i madh që të bëri me Oltën

VIDEO/ Luizi merr mesazhin nga e ëma në New York: Zoti është i madh që të bëri me Oltën

@NEWSBOMB SHPK
NIPT: L42417011Q

Drejtor i Përgjithshëm Retin Toka

Kontaktet

Adresa : Rruga Emin Duraku, Hyrja 1 Ap.14, Tiranë

Mobile : +355 69 92 22201

Mobile : +355 69 92 22202

Email: [email protected]

Na Ndiqni

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ