Ambasadorja e re e Bashkimit Europian në vendin tonë , Christian Hohmann, nisi zyrtarisht këtë javë misionin e saj në Shqipëri.
Përmes një video-mesazhi, të adresuar për shqiptarët, Hohmann u tha se hapja e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë do të sjellë më afër BE-në me vendin tonë dhe se kjo gjë na bën më të fortë.
Më tej ambasadorja u shpreh se është e gatshme që të punojë me të gjitha palët politike, institucionet dhe qytetarët për anëtarësimin sa më shpejt të Shqipërisë në BE.
“Është nder i madh të përfaqësoj Brukselin në Tiranë dhe të punosh për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Shqipëria sapo ka nisur një kapitull të ri në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Hapja e bisedimeve na afron dhe na bën më të fortë.
Ajo ofron mundësi të mëdha për konsolidimin e progresit të arritur dhe thellimin e transformimit të vendit tuaj.
Pres me padurim të punoj me të gjithë, institucionet shqiptare, forcat politike, shoqërinë civile, qytetarët për ta bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian”, tha ajo, teksa e mbyll fjalën duke thënë “Faleminderit”.
#EU Ambassador 🇪🇺 Christiane Hohmann started her mission to #Albania 🇦🇱 this week. “The opening of accession talks brings us closer and makes us stronger”, Ambassador Hohmann said.
Watch the full message 👇 pic.twitter.com/KHcW3aYmQr
— EU in Albania (@EUinAlbania) August 5, 2022