Sonte në orën 22:00 ka nisur ora policore, ose ndryshe karantina e dytë për Shqipërinë, por e pjesshme, pasi do të jetë funksionale deri nesër në orën 06:00.
Ndërkohë newsbomb ka bërë një vëzhgim në rrugët kryesore të kryeqytetit, për të parë nëse qytetarët po e zbatojnë rregullin e vendosur nga autoritetet, dhe nëse policia “ka zbarkuar” e gjitha në terren.
Nga fotot që mund të shihni më poshtë, vihet re se në rrugë nuk ka thuajse asnjë kalimtar, por tek tuk ndonjë makinë që mund të jetë vonuar për të shkuar në shtëpi në orën 22:00 apo dhe makinat që lëvizin për çështje pune, apo urgjence shëndetësore.
Bulevardi kryesor i Tiranës dhe çdo kryqëzim është i “blinduar” me policë, të cilët janë aty për të ndëshkuar çdo qytetar që shkel rregullat dhe orën policore.