Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të shpallë ditën e sotme vendimin për Gentjan Osmanin prokurorin e Krimeve të Rënda, njëherësh zv. drejtues i kësaj prokurorie.
Osmani është një ndër 3 prokurorët, që po heton dosjen e Saimir Tahirit.
Referuar raportit paraprak, rezulton se Osmani nuk justifikon dot kthimin e një borxhi 20 mijë euro. Vetë prokurori Insiston rikonfirmim në detyrë. Vendimi i KPK jepet në orën 12:00 të ditës së sotme.