Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka dorëzuar në GJKKO një raport mjekësor mbi gjendjen e tij shëndetësore, ku thotë se nuk është mirë.
Ndërkohë Gjykata e Posaçme do të shpallë vendimin për inceneratorin e Elbasanit më 5 tetor. Kompania “Albtek Energy shpk” pretendon se nuk ka kryer korrupsion për shkak se janë paguar punonjësit dhe inceneratori është ndërtuar.
Më herët sh-ministri është shprehur se akuzat ndaj tij bazohen në mendime personale të deputetes Monika Kryemadhi dhe jo në prova.
Kujtojmë se Lefter Koka akuzohet se ka konsumuar veprat penale si: “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” , kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 e 25, 260 dhe 287/2 të Kodit Penal.