Aleks Soros, djali i George Soros ka publikuar një foto me kryeministrin Edi Rama gjatë Forumit të Paqes, në Paris. Kjo nuk është hera e parë që Soros shihet në shoqërinë e kreut të qeverisë shqiptare.
Shpesh herë djali i George Soros ka qenë në qendër të debateve politike në vend, për shkak të afërisë dhe miqësisë së ngushtë që ai tregon se ka me kryeministrin Rama.
“Vëllezërit në Elysee. Një darkë speciale në Forumin e Paqes”, shkruan Alex Soros, bashkëngjitur fotos ku shfaq krah kryeministrit Edi Rama.