NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
Nuk ka rezultat
View All Result
NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result


në Politikë

Veliaj: Kur protestat janë paqësore marrin fëmijët e tyre, kur i bëjnë të dhunshme nxjerrin fëmijët e shqiptarëve

22/06/2019, 20:53
0
Veliaj: Kur protestat janë paqësore marrin fëmijët e tyre, kur i bëjnë të dhunshme nxjerrin fëmijët e shqiptarëve












Lajme të ngjashëm

Lajme të lidhura

Sali Berisha

Sali Berisha: Rama do të rrisë me 3 herë blerjen e votave në zgjedhjet e 2025

09/12/2023, 18:14
Rama takohet me Olaf Scholz: Shqipëria e përkushtuar ndaj Procesit të Berlinit

Rama takohet me Olaf Scholz: Shqipëria e përkushtuar ndaj Procesit të Berlinit

09/12/2023, 17:24
Inceneratori i Tiranës, si mungesa e studimit të fizibilitetit “zhvat” qytetarët

Inceneratori i Tiranës, si mungesa e studimit të fizibilitetit “zhvat” qytetarët

09/12/2023, 15:10
Dy biznesmenet pronare te inceneratoreve, Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri

Zoto e Mërtiri morën 4 miliardë lekë me falsifikim, SPAK: I nxorën cash nga Shqipëria

09/12/2023, 14:01
Themelimi i PD ©credits durresilajm

33 vjetori i themelimit të PD, demokratët të ndarë në festime edhe këtë vit

09/12/2023, 13:06

Bastioni i socialistëve në Tiranë, Njësia 5 ishte ndalesa e radhës e takimeve elektorale të kandidatit të koalicionit të majtë, Erion Veliaj, ku ai foli për punët e mira të kryera në këtë njësi, si dhe për projektet e tjera që presin të realizohen në mandatin e tij të dytë.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj u ndal te përpjekjet e opozitës për të penguar shqiptarët të votojnë, ndërsa theksoi se protesta e fundit tregoi ëdhe një herë sesi krerët e opozitës përdorin fëmijët e shqiptarëve për të goditur policinë dhe institucionet publike për interesat e tyre të ngushta.

“A e vutë re mbrëmë? Kur protesta është paqësore marrin kalamajtë e tyre. Kur protesta është e dhunshme, marrin kalamajtë e shqiptarëve. Pra, kalamajtë e mi do vijnë vetëm kur protesta të jetë paqësore. Kur të vendos unë që do jetë e dhunshme, do ja vëmë kapuçin djalit të një shqiptari. Do ja vëmë fishekzjarrin me barut në dorë gocës së një shqiptari. Do ja vëmë të thotë fjalët e ndyra një fëmije tjetër shqiptari. Do ja vëmë t’ja kërcasë me tullë policisë, një fëmije tjetër shqiptari. Kur protesta të jetë e qetë prej shpullave të amerikanëve dhe të europianëve, do sjellim kalamajtë tanë. Por, po plasi sherri, kalamajtë tanë do t’i çojmë në një vend të sigurt, se do theren kalamajtë e shqiptarëve me shqiptarë të tjerë, që kanë kalamaj për të rritur. Ja kjo është logjika!”, tha Veliaj.

Ai theksoi se ndërkohë që Saliu, Luli, Mona dhe Iliri mundohen që të fusin përçarje mes shqiptarëve dhe tentojnë që të bllokojnë zhvillimin, fëmijët e tyre i çojnë në shkolla dhe parqe jashtë vendit. “Mos motra dhe vëllezër, mos i lini që të na përçajnë. Ka tentativa çdo natë nëpër banaqe, nëpër Facebook, me Saliun me Lulin me Monën me Ilirin, çdo natë, që të na fusin frymën e përçarjes. E dini pse? Se duan që mos të merremi me problemet tona, nuk i duan ata këto biseda për shkolla për parqe. Pse? Kalamajtë e tyre nuk shkojnë në shkollat tona, as në çerdhet tona, nuk shkojnë as në kopshtet tona, nuk shkojnë as në parqet tona. Ata shkojnë jashtë, ata shkojnë të gjithë në Disneyland, nuk shkojnë tek këto parqet tona”, tha Veliaj.

Ndaj, theksoi ai, kjo është një arsye më shumë për çdo socialist dhe qytetar tjetër që në këto ditë të fundit të fushatës të flasë me çdo përkrahës të opozitës dhe t’i shpjegojë se 30 qershori është një ditë kur vendoset për fatin e fëmijëve tanë dhe jo të kryetarëve të partive të opozitës.

“Miqtë e mi, flisni këto 8 ditë me 8 demokratë, me 8 të LSI, me 8 të PDIU, secili. Nga një në ditë, dhe bëjani këtë bisedë, bëjani këto pyetje, flisni për hallet që kanë, për problemet, çfarë mund të bëjmë që të ndihmojmë njëri-tjetrin. Flisni jo vetëm se ne e kemi fiksim të jemi partia më e madhe e të gjitha kohërave, se tashmë jemi partia më e madhe të gjitha kohërave, por kjo bisedë është antidot për helmin që hidhet çdo natë, që të na vërë të zihemi me njëri-tjetrin. Kjo bisedë është ilaç për gjithë këtë përçarje që mundohet të injektohet në shoqëri, që mundohet të na vërë kundër njëri-tjetrit”, tha Veliaj.

A ju ndihmoi ky artikull?
PoJo
Etiketa: erion veliajinstant_articleVeliaj: Kur protestat janë paqësore marrin fëmijët e tyre, kur i bëjnë të dhunshme nxjerrin fëmijët e shqiptarëve]

Artikull paraprak
Arkiva

“Darka e fundit e Liridonës”, VIDEO nga restoranti ku Naimi çoi nusen dhe fëmijët

09/12/2023, 22:18
Artikull tjetër
Arkiva

“Darka e fundit e Liridonës”, VIDEO nga restoranti ku Naimi çoi nusen dhe fëmijët

09/12/2023, 22:18
Artikull paraprak
Arkiva

“Darka e fundit e Liridonës”, VIDEO nga restoranti ku Naimi çoi nusen dhe fëmijët

09/12/2023, 22:18
Artikull tjetër
Arkiva

“Darka e fundit e Liridonës”, VIDEO nga restoranti ku Naimi çoi nusen dhe fëmijët

09/12/2023, 22:18

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *



 







Më shumë

Lajme të lidhura

Vendi ku duhet te ishte ndertuar inceneratori i Tiranes

SPAK: Ministri dhe drejtori i Veliaj bënë gati dokumentet për Zoton dhe Mërtirin

09/12/2023, 12:41
0

...

Erion Veliaj dhe Taulant Tushe - Kongresi i PS

Drejtori i Veliajt u vetëdorëzua në polici, priti sa mbaruan punimet e Asamblesë

09/12/2023, 11:47
0

...

Betonierja shkakton aksident ne Tirane - Erion Veliaj

Betonierja “sfidon” urdhrin e Erion Veliaj, merr përpara makinën në orën e ndaluar

09/12/2023, 09:52
0

...

Zyrtarja e larte e Shtetit, Alba Thoma

“Truri” i inceneratorëve Alba Thoma, kush është zyrtarja që del dhe në dosjen Ahmetaj

09/12/2023, 09:12
0

...

Këlliçi: Tushe u shit nga Erion Veliaj, por dhe ky do marrë faturën që i takon

Këlliçi: Tushe u shit nga Erion Veliaj, por dhe ky do marrë faturën që i takon

08/12/2023, 22:27
0

...


Lajmet e fundit

Femijet e çiftit dhe Naimi dhe Liridona

“Darka e fundit e Liridonës”, VIDEO nga restoranti ku Naimi çoi nusen dhe fëmijët

2023/12/09  10:18pm
0

Foto ilustruese

Kosova nënshkruan kontratë me kompaninë serbe për energjinë elektrike në veri

2023/12/09  9:54pm
0

Pamje nga vendngjarja

Hajdutët u prezantuan si policë, si ndodhi grabitja në fshatin Prush të Tiranës

2023/12/09  9:37pm
0

Fabioli në rubrikën "Ka një mesazh për ty" ©Credits: Tv Klan

Shuhet në lule të rinisë Fabioli, djaloshi i famshëm i rrugëve të Bllokut

2023/12/09  9:11pm
0









































Para

Gazetarja e njohur amerikane ‘trondit’ rrjetin: Më ka përdhunuar Trump në vitin 1993

@NEWSBOMB SHPK
NIPT: L42417011Q

Drejtor i Përgjithshëm Retin Toka

Kontaktet

Adresa : Rruga Emin Duraku, Hyrja 1 Ap.14, Tiranë

Mobile : +355 69 92 22201

Mobile : +355 69 92 22202

Email: [email protected]

Na Ndiqni

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ