Legjenda e muzikës “jazz” i njohur më shumë për tingujt e harmonikes, Toots Thielemans humbur jetën sot në moshën 94 vjeçare në Belgjikë.
Mediat belge raportojnë se ai vdiq në spital ndërkohë që flinte gjumë.
Televizioni RTL raporton se menaxheri i tij, Veerle Van de Poel, ka thënë se “ai nuk kishte komplikime. Ai vdiq nga mosha e shtyer, trupi i tij ishte thjeshtë i lodhur”.
Jean-Baptiste Frederic Isidore Thielemans konsiderohet si legjendë, por ai gjithashtu njihet edhe për muzikën e luajtur së bashku me emra të mëdhej të muzikës “jazz”, si Charlie Parker dhe Miles Davis.
Gjithashtu ai ka bërë muzikë edhe me këngëtarët Frank Sinatra dhe Billy Joel.